Dua Lipa “çmend” rininë e
kryeqytetit edhe pas koncertit

Dua Lipa “çmend” rininë e<br />kryeqytetit edhe pas koncertit
Veç koncertit në sheshin Nënë Tereza të mërkurën në mbrëmje, këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ishte e pranishme edhe në një after party në një nga klubet e natës më të njohura në Tiranë, ku vijoi me performancën e saj elektrizuese.
 
Fotot dhe pamjet e festës tregojnë mbi 1 mijë të rinj, fansa të këngëtares të cilët kanë shijuar për orë të tëra një tjetër minikoncert të këngëtares me origjinë nga Kosova që ka zgjatur deri në orën 6 të mëngjesit.
 
Dua këndoi 4 këngë të saj, mes të cilave edhe “Be the one” i shndërruar tashmë në një hit botëror duke ndezur atmosferën. Pas saj festa ka vazhduar me një super performancë nga Noizy, i cili ka ndezur edhe më shumë skenën.
 
Përpara festës, Dua Lipa këndoi në sheshin ‘’Nënë Tereza’’ disa nga këngët e saj më të famshme për publikun shqiptar, “Be the one” “Last Dance” që janë bërë hite botërore tashmë të këngëtares Lipa.
 
Dua është pritur me shumë entuziazëm nga mijëra fansa që ishin mbledhur në shesh për ta parë. Ajo ka përshëndetur gjatë gjithë performancës adhuruesit e saj, sigurisht në gjuhën shqipe.
 
Koncerti që Lipa zhvilloi në Tiranë është vazhdimi i turit Ballkanik të këngëtares. Në koncert të këngëtares morën pjesë disa nga personazhet më të njohura shqiptarë, si sopranoja me famë botërore Inva Mula.

dua lipa live
dua lipa live
dua lipa live

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie