'Duhet të ndryshojmë normat gjinore në shoqëri', Dua Lipa fjalim në Universitetin e Kembrixhit

'Duhet të ndryshojmë normat gjinore në shoqëri', Dua Lipa fjalim në Universitetin e Kembrixhit

Dua Lipa në Universitetin e Kembrixhit

Ditën e sotme këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka treguar nëpërmjet një postimi se ka mbajtur një fjalim në Universitetin e Kembrixhit.

 Dua foli rreth çështjes së thyerjes së normave gjinore dhe  të qenit një grua e sukseshme dhe e re në industrinë e muzikës.

 “Të hënën isha në Universitetin prestigjioz të Kembrixhit për të mbajtur një fjalim se çdo të thotë të jesh një  grua e re në industrinë e muzikës, veçanërisht gratë artiste në media dhe media  sociale, çfarë mund të bëjmë që të ndryshojmë normat gjinore në shoqëri. Prindërit e mi janë të lumtur që më në fund unë ia dola mbanë”, ka shkruar Dua.

Ajo është një nga këngëtaret më të komentuara në industrinë e muzikës dhe ka arritur sukses të madh.

Por diskriminimi gjinor vazhdon të jetë në çdo vend të botës, pasi njerëzit e mendojnë të pamundur që një grua mund të arrijë sukses në një vend të egër siç është industria muzikore apo ajo mediatike.

Kemi parë që Dua me sukseset e njëpasnjëshme, ka arritur 't’i thyejë' këto mendime të gabuara dhe gjithmonë ka patur qëllim që ta rrisë figurën e gruas.

Kujtojmë që shumë artiste gra shqiptare po arrijnë sukses në tregun muzikor ndërkombëtar, siç është Rita Ora apo Bebe Rexha.

Dua Lipa në Universitetin e Kembrixhit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Zhupa: Vrasjen paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë

Zhupa: Vrasjen paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë