Këngëtarja e njohur Dua Lipa ka publikuar së fundmi bashkëpunimin e saj më të ri me DJ-n e njohur, Calvin Harris.
“One kiss” titullohet kënga e tyre më e re, e cila është pritur mirë nga fansat e dyshes.
Dua është shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat fotografi apo video të ndryshme nga jeta dhe karriera e saj. Së fundmi, këngëtarja Lipa ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet me një ndryshim të ri në dukje. Ajo ka prerë flokët e saj, duke marrë kështu një pamje të re mjaft tërheqëse.
“Copë copë(snip-snip)”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë kështu të ditur kështu se ka munguar një pjesë të mirë të flokëve të saj.
(Postimi i Dua Lipës në Instagram)