Dua Lipa në kopertinën e revistës 'Time', mes 100 njerëzve më me ndikim në botë

Dua Lipa në kopertinën e revistës 'Time', mes 100 njerëzve më me ndikim në botë

Dua Lipa

Ylli me origjinë shqiptare Dua Lipa ka shënuar një tjetër moment historik në karrierën e saj profesionale.

Ajo ka zbukuruar kopertinën e revistës prestigjoze “Time” duke u vlerësuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë.

Deri më tani pesë nga këngët e Duas janë ngjitur në Top 10 të Billboard-it në SHBA, ndërsa vitin e kaluar ajo mori pjesë në një nga filmat më të komentuar, “Barbie”, ku këngëtarja luajti rolin e një sirene dhe këndoi një nga këngët më të rëndësishme nga kolona e saj zanore. Më pas ajo u shfaq edhe në filmin Argylle, ndërsa aktualisht po publikon këngët nga albumi i saj i tretë radhazi, i titulluar Radical Optimism.

28-vjeçarja teksa ka qenë duke u intervistuar është shprehur se beson plotësisht në fuqinë e manifestimit dhe gjithmonë deklaron synimin e saj për të arritur qëllimet.

“Manifestimi është i rëndësishëm për mua...Asgjë nuk është aq e madhe ”.

Gjithmonë kam planifikuar për të ardhmen. Edhe pse lindin surpriza, të cilat unë i vlerësoj në atë kohë, gjithmonë ka një synim më të madh”, thotë ajo.

 Ndërsa më tej iu referua fëmijërisë në Kosovë, kur prindërit e saj refugjatë zgjodhën të ktheheshin në vendlindje, ndërsa Dua planifikonte të kthehej në qytetin e lindjes, Londër, për të filluar karrierën e saj muzikore.

“Unë vij nga dy vende në të njëjtën kohë. Të qenit nga Kosova është një pjesë e madhe e imja dhe marrja e nënshtetësisë shqiptare është emocionuese.”

Dua Lipa gjithashtu theksoi se sa shumë dëshiron të ndryshojë përshtypjen rreth Kosovës dhe që bota ta dijë se atje ka gjëra të tjera, se nuk identifikohet vetëm me luftën. Prandaj së bashku me babain e saj organizojnë një festival muzikor në Prishtinë, qëllimi i të cilit është të sjellë në vend njerëz nga e gjithë bota.

“Kur kam jetuar në Kosovë, nuk na ka vizituar asnjë nga artistët e mi të preferuar. Ëndrra ime më e madhe është të jem në gjendje ta bëj këtë për fëmijët sot”.

Besimi po shpërblehet, veçanërisht pasi ajo ka nisur së fundmi Radical22, një kompani e pavarur e mediave dhe menaxhimit, e cila nënshkroi një marrëveshje për administrimin e botimeve globale me Warner Chappell Music.

"Po arrij frytet e punës gjatë gjithë jetës sime," thotë Lipa. “Është një mënyrë që të jem në gjendje t'u tregoj të gjithëve anën tjetër se kush jam. Më pëlqen karriera ime muzikore dhe fakti që më jep shumë mundësi për t'u shprehur. Por unë nuk jam vetëm kjo”

 

Xh.K/N.Xh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë