Dua Lipa nuk ndalet, thyen një tjetër rekord (FOTO)

Dua Lipa nuk ndalet, thyen një tjetër rekord (FOTO)

Dua Lipa  kohët e funditka arritur të rrëmbejë disa çmime në kompeticionet më të rëndësishme muzikore si “The Global Awards”, “Grammy Awards” etj.

Së fundmi artistja ka vendosur një rekord, duke hyrë edhe në histori si e para artiste femër që arrin një sukses të tillë. Dua Lipa ka fituar 800 milionë shikime në platformën ‘Spotify’ nga tre këngë të saj mjaft të njohura.

Këngëtarja me origjinë shqiptare e ka ndarë këtë gjë me të gjithë ndjekësit e saj në ‘Instagram’ përmes një ‘story’, në të cilën shkruhet: “Dua Lipa është artistja e parë femër në histori që ka të paktën 3 këngë me më shumë se 800 milionë shikime në ‘Spotify’. Ajo e arriti këtë gjë me këngët ‘New Rules’, ‘One Kiss’ dhe ‘IDGAF’”.

Për këtë gjë Dua ka falenderuar bashkëpunëtorët e saj, sepse bashkangjitur këtij lajmi ka shkruar: “Skuadra më e fortë se asnjëherë tjetër”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Rama nuk heq dorë nga takimi me shqiptarët: Më 12 maj do jem në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë

Rama nuk heq dorë nga takimi me shqiptarët: Më 12 maj do jem në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë