Dua Lipa ka publikuar në Instagram disa foto nga dasma e saj me aktorin Callum Turner, duke zbuluar kështu për fansat disa momente nga ceremonia privateqë u zhvillua në Itali.

Aristja me origjinë shqiptare shihet me fustanin e saj mahnitës, një krijim couture i zbukuruar me pupla dhe kristale, ndërsa ka tërhequr vëmendjen edhe me vellon e gjatë dhe detajet e veçanta të look-ut të saj.

Edhe pse detajet e ceremonisë mbeten ende të pakta, sipas mediave ceremonia kryesore u zhvillua në Villa Valguarnera, një rezidencë e shekullit XVIII e njohur si “Versaja e vogël”.

Mes të ftuarve VIP ishin emra të njohur si Donatella Versace, Joe Alwyn, Charli XCX, Mark Ronson, Grace Gummer dhe këngëtari i Tame Impala, Kevin Parker.

Çifti e kishte kurorëzuar më herët martesën me një ceremoni civile private në Londër, ndërsa festimet në Itali u kthyen në një event madhështor tre-ditor.

6/9