Këngëtarja e njohur, Dua Lipa ka shkëlqyer gjatë mbrëmjes të së premtes në prezantimin e koleksionit të saj PUMA të mbajtur në ‘Bistrotheque’ në Londër.
26- vjeçarja e njohur në mbar globin, tregoi barkun e saj të tonifikuar e veshur me një kostum sportiv të zi nga koleksioni i ri. Ajo i shtoi look-ut disa aksesorë me zinxhirë argjendi dhe një çantë dore blu.
Bukuroshja zgjodhi një grim të lehtë, e cila theksonte tiparet e saj natyrale, dhe flokët i kishte të drejta dhe të lëshuara.
Yje të tillë si Nick Grimshaë, Clara Amfo, Meshach Henry dhe Josephine Jones ishin gjithashtu të pranishëm për të treguar mbështetjen e tyre.
Dua Lipa ka shfaqur koleksionin e saj të dytë me PUMA. Ajo mahniti me modelet e saj sportive, duke realizuar një sërë pozash atletike në linjën ‘Butterfly’ për të cilën ajo thotë se është e frymëzuar nga kultura ‘rave’.