Ylli ndërkombëtar Dua Lipa, që hapi ceremoninë e ndarjes së çmimeve BRIT Awards në Londër ka elektrizuar skenën.

28-vjeçarja gjithashtu u nderua me çmimin Best Pop Act mbrëmjen e së shtunës (2 mars).

Gjatë performancës ajo ishte veshur e gjitha në të zezë, me një xhaketë lëkure, pantallona të shkurtra dhe çizme.

Pas ceremonisë Dua festoi së bashku producentin e saj dhe ekipin muzikor.

E veshur në të kuqe dhe një xhup sipër, këngëtarja dukej tepër joshëse dhe tërheqëse.