'Dua sërish një fanellë të Kombëtares', Hysen Memolla: Egnatia kërkon të bëjë mirë në Evropë, kam rinovuar për dy sezone

Egnatia do luajë për herë të parë në Evropë dhe konkretisht në Conference League kundër Ararat Armenia, me rrogozhinasit që janë në fazën përgatitore në Bolu të Turqisë. Për emisionin "Sot Live në Shqipëri" me gazetarin Andi Kapxhiu në Report Tv, foli mbrojtësi i rrogozhinasve, Hysen Memolla.

30-vjeçari tha se ekipi po bën një fazë intensive përgatitore në Bolu të Turqisë, duke marrë ngarkesën e duhur fizike për të përballur kundërshatrin. Kavajasi tregoi se ka rinovuar edhe për dy sezone me Egnatian, ndërsa kërkon që sërish të ketë një ftesë për në Kombëtare, pasi më herët ka luajtur gjashtë ndeshje me kuqezinjtë.

"Siç e dini po vijojmë duke punuar mirë në Turqi, barazuam kundër rumunëve në një ndeshje miqësore. Po japim maksimumin që në Evropë të jemi mirë nga ana fizike dhe psikologjike", tha Memolla.

Më pas Memolla tha se ekipi është përforcuar ndjeshëm në merkato, teksa pret që lojtarët të përshtaten me ambientin.

"Emrat në merkato pas Aleksit dhe Jankut? Dy afrimet e fundit i kanë shtuar cilësinë ekipit dhe ia kanë shtuar peshën. Duhet të ambientohen 100 përqind me ekipin dhe them se do na ndihmojnë shumë sezonin që vjen", vijoi mbrojtësi.

Ish-lojtari i Kombëtares foli edhe për aventurën në Evropë dhe rinovimin edhe për dy sezone me rrogozhinasit.

"Hera e parë në Evropë? Ndeshjet në këtë fazë janë 50 me 50, nuk do jetë një ndeshje e thjeshtë. Kemi potencial që të dalim mirë nga këto ndeshje. Aventura te Egnatia? Kam ardhur me qëllime të mira dhe ia kemi arritur, me ndihmën e ekipit dhe presidentit. Rëndësi ka që fituam Kupën dhe kapëm Evropën dhe duam të jemi me kërë ritëm. E ardhmja? Do jem te Egnatia edhe për sezonin e ri, kam rinovuar për dy vite dhe shpresoj të bëj mirë", tha mëngjarashi.

Kavajasi e ka sërish ëndërr të marrë një ftesë rikthimi për në Kombëtare.

"Kombëtarja? Të gjithë lojtarët duan të jenë pjesë e Kombëtares. Do vazhdoj të luftoj të kem sërish një fanellë kuqezi, më vjen mirë që djemtë arritën dy fitore. Trajneri po bën punë të mirë dhe këto dy ndeshje e kishim detyrim të fitonim", tha Memolla.

Kujtojmë se Egnatia fitoi Kupën e Shqipërisë edicionin e fundit, duke mundur në finale Tiranën, si dhe u rendit në vendin e tretë në Superligë.

S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja