'Dua të kopjoj metodën e Real Madridit', Pep Guardiola: Më të qetë kur luajmë në shtëpi

'Dua të kopjoj metodën e Real Madridit', Pep Guardiola: Më të qetë kur luajmë në shtëpi

Pep Guardiola

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola ka folur në prag të gjysmëfinales së kthimit në Champions League. Të tijtë përballen me Real Madridin në Manchester, me sfidën e parë që përfundoi 1-1. Dueli i së mërkurës merr jetë në 21:00, me spanjollin që ka cekur cilësitë e "Galaktikëve" në këtë kompeticion.

"Shtatë vite duke tentuar - Njerëzit do të kujtojnë se kemi shënuar shumë gola, kemi pësuar pak dhe kemi fituar shumë tituj. Ndoshta në Evropë nuk shihet, por ne kemi bërë shumë mirë. Nuk ka kuptim të mendosh se çfarë do të bëjë Real Madridi, duhet të kontrollojmë atë që varet nga ne. Jemi gati për ndeshjen, mezi po presim që të fillojë. E di se çfarë do të thotë kjo ndeshje, në gjysmëfinale më shumë ndeshje i kam humbur sesa kam fituar”, tha fillimisht spanjolli.

Guardiola më pas u ndal edhe te sukseset e Real Madridit në Europë.

"Sekreti i suksesit të Real Madridit në Champions League - Nuk e di, ndryshe do të përpiqesha të kopjoja metodën. Nëse Real Madridi ka arritur atë që ka arritur, kjo është për shkak se ka pasur lojtarë të nivelit më të lartë. Në të njëjtën mënyrë ndodhi kur fitoja me Barçën, sepse kishim lojtarë të nivelit të lartë. Nuk është e nevojshme t’ju kujtoj se çfarë është Real Madridi në këtë kompeticion, të gjithë e dinë. Ata na eliminuan në gjysmëfinale vitin e kaluar. Jemi krenarë që gjendemi në këtë situatë", tha trajneri i City.

Sa i takon skuadrës favorite, Guardiola kërkon që në finale të shkojë ai që e meriton.

"Kush është favorit - Nuk e di, sinqerisht nuk e kam idenë. Skuadra që meriton të fitojë, me siguri do të jetë ajo që do të shkojë në finale. Ne do të duhet të bëjmë një paraqitje të shkëlqyer për të eliminuar Real Madridin. Nëse nuk e bëjmë, do të jetë shumë e vështirë. Kam ndjesinë se kur luajmë në shtëpi jemi më të çliruar", tha Pep.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë