Ështe lënë në masën e sigurisë arrest me burg 26-vjeçari shqiptar, që përplasi me makinë 21-vjeçaren greke Emmanuela, e cila pas disa ditëve ndërroi jetë në spital pasi nuk arriti t’i mbijetonte palgëve të marra.

26-vjçari shqiptar ka qëndruar vetëm disa minuta në Gjykatën e Selanikut, nuk ka dëshmuar në themel të çështjes dhe e vetmja gjë që ka thënë është se dëshiron të ngushëllojë familjen.

“Nuk është koha që unë të jap shpjegime” , ka thënë shqiptari para autoriteteve.


Lajmi kryesor:

Aksidentoi për vdekje studenten greke, lihet në burg 26-vjeçari shqiptar: Dua të ngushëlloj familjen, nuk është koha të jap shpjegime! Familja dhuron organet e vajzës