“Dua të të ndjej...të të shtrëngoj”, publikohen mesazhet e njeriut më të pasur në botë me moderatoren e martuar, një ditë pas divorcit të bujshëm

“Dua të të ndjej...të të shtrëngoj”, publikohen mesazhet e njeriut më të pasur në botë me moderatoren e martuar, një ditë pas divorcit të bujshëm

Ish-moderaotrja Lauren Sanchez dhe çifti Jeff dhe MacKenzie Bezos

Vetëm një ditë më parë lajmi se njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos do të divorcohet nga gruaja e tij MacKenzie bëri xhiron e të gjithë portaleve ndërkombëtare. Pas 25 vitesh martesë, Bezos bër publike ndarjen me bashkëshorten me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Por ditën e sotme “Daily mail” shkruan se arsyeja e vërtetë e ndarjes së miliarderit nga gruaja është ish-moderatorja e njohur Lauren Sanchez. Të njëjtat burime shprehen se dyshja kanë të paktën 8 muaj lidhje që para se Benzos të shkëpuste marrëdhënien me MacKenzie Bezos.

Sanchez është gjithashtu një grua e martuar e cila besohet se ka nisur tashmë procedurat e divorcit me holliëoodianin Patrick Ëhitesell. Ndërkohë në faqet e para të të gjitha mediave ndërkombëtare por qarkullojnë mesazhet erotike të shkëmbyera mes Jeff Bezzos dhe ish-moderatores, të cilën e kanë cilësuar si ‘dashnoren’ e njeriut më të pasur në botë.

Dua të të puth, dua të të shtrëngoj, dua të të ndjej e të të prek...”- shkruan “Daily mail” se thuhej në mesazhet ‘e nxehta’. Sipas “National Enquirer”, Shefi i “Amazon” e mashtronte të shoqen, duke e dërguar dashnoren nëpër destinacione ekzotike me avionin privat me vlerë 65 milionë dollarë. Jeff Bezos, është njeriu më i pasur në botë, dhe pasuria e tij vlerësohet reth 140 miliardë dollarë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë