E masakroi Xhisielën në hotel për një SMS/ Zbardhet kërkesa për arrestimin e Rexhepit

Report TV dhe Shqiptarja.com zbardhin kërkesën e Prokurorisë se Krujës për caktimin e masës ‘arrest me burg’ ndaj djalit të deputetit të Fushë-Krujës Rrahman Rraja, i akuzuar për përndjekjen e ish të dashurës 25-vjeçare Xhisiela Maloku dhe i arrestuar një ditë më parë.

Kërkesa për masën e sigurisë është firmosur më 29 shtator 2018 nga prokurorja Mirela Kapo referuar materialeve të përcjella nga policia e Krujës që më 23 shtator 2018.

Në kërkesë prokurorja ka përmbledhur të gjitha faktet e rrëfyera nga Xhisela që tregojnë që ai e ka përndjekur pas denoncimit të saj të parë. Madje në kërkesën e prokurores përfshihet edhe një rast kur i riu e ka takuar në hotel vajzën, i ka thyer telefonin vetëm pse i erdhi një sms nga mikesha e saj për tu takuar. Pass këtij momenti Xhisiela e ka falur, por mes tyre ka pasur sërish grindje, sherr dhe dhunë të kthyera në një makth pa fund për të.

Pjese nga kërkesa e prokurores Mirela Kapo për arrestimin e Rexhep Rrajës

Shtetasi Rexhep Rraja prej disa vitesh ka qenë në një raport dashurie me viktimën Xhisiela Maloku. Palët janë njohur para shtatë vitesh në komunën Nikël të qytetit të Krujës dhe mes tyre ka pasur një raport intensiv lidhje dashurie.

Konkretisht Shtetasja Xhisiela Maloku me banim në komunën Nikël të qytetit të Krujës,  fillimisht në datën 21.07.2018, pranë komisariatit numër tre të qytetit të Tiranës, ka kallëzuar faktin  se në mënyrë të përsëritur, në episode të përsëritura dhe prej një viti përndiqet  nga ana e shtetasit Rexhep Rraja.

Në datën 21.07.2018 përpara of.pol,.gjyq në stacionin e Fushë – Krujës shtetasja Xhisiela Maloku është shprehur se ka ardhur pranë këtyre ambienteve me qëllim që të tërheqë kallëzimin e bërë pranë komisariatit nr. Tre Tiranë pasi gjithcka është bërë për motive xhelozie.

Po në datën 21.07.2018 sikundër rezulton nga aktet e procedimit penal nr.371 të vitit 2018 në ngarkim të oficerit të policisë gjyqësore Gentian Citozi është rregjistruar procedimi penal për veprën penale të parashikuar nga neni 248 atë të “Shpërdorimit të detyrës” lidhur me veprimet e paligjshme dhe trajtimin prefrencial në ngarkim të të hetuarit Rexhep Rraja. Gjithashtu rezulton se faktet e referuara nga ana e oficerit të policisë gjyqësore janë referuar në mënyrë të cunguar me qëllim lehtësimin e pozitës proceduriale të shtetasit Rexhep Rraja.

E ripyetur lidhur faktin penal,  në datën 23.07.2018 viktima Xhisiela Maloku shprehet se në vazhdimësi përndiqet nga ana e shtetasit nën hetim Rexhep Rraja dhe se në datën 19.07.2018 pasi është telefonuar nga ana e te hetuarit në mënyrë konsistente dhe janë takuar në vendin e quajtur “hotel Boci” me vendodhje në rrugën e Rinasit, hotel në të cilën i hetuari ka kërcënuar me armë, i ka thyer telefonin vajzës[1]….sapo janë futur në dhomë përsoni i hetuar ka filluar të ushtroj dhunë duke e goditur me shkelma, i ka fikur cigaren në trup duke i thënë “trego ku do shkosh se do të të vras..ketu”.Shkak për këtë është bërë një sms dërguar viktimës nga rrethi shoqëror i saj, konkretisht nga shtetasja S. Z.[2], këto kërcënime i hetuari i ka vazhduar për 15 (pesëmbëdhjetë minuta) duke i thënë viktimës “nuk do të të vras, do të të plagos..dua të vuash e jo të vdesesh direkt..

Në datën 20.07.2018 viktima është paraqitur pranë komisariatit nr. tre të qytetit të Tiranës me qëllim paraqitjen e ankimit…Po në datën 20.07.2018 viktima dhe i hetuari janë takuar me njeri tjetrin  dhe i hetuari i ka kërkuar të falur duke ju lutur. Viktima është shprehur në mënyrë eksplicite se … “Mu duk shume i penduar dhe vendosa ti jap një mundësi tjeter…në një moment kur i thashë do shkoj në polici ai u friksua dhe me kerkoi të mos të bëja dicka të tillë…

Më pas viktima në datën 23.07.2018 është paraqitur në Stacionin e Policisë Fushë Krujë dhe brenda është hasur me të hetuarin. Madje dhe brenda komisariatit të policisë në stacionin e Fushë Krujës, viktima parashtron faktin se “shtetasi Rexhep Rraja u orvat të më dhunonte..”

Sikundër shprehet viktima në vijim të deklarimeve të saj,  Oficeri i policisë gjyqësore Gentjan Citozi ka shkruar gjera të cilat viktimës i janë servirur të mirëqëna me qëllim lehtësimin e pozitës proceduriale të autorit të dyshuar. Dhe lidhur me këtë paligjshmëri ka shprehur pakënaqësitë e saj në rrugë ligjore pranë Sh.C.B.A Durrës.

Me qëllim kryerjen e një hetimi të plotë, të paanshëm dhe objektiv janë marë të dhëna në dobi të hetimit nga viktima në datën 30.07.2018 ku ndër të tjerash kjo e fundit shprehet se ..”në datën 19.07.2018 është ushtruar dhunë ndaj saj në vendin e quajtur hotel Boci..pavarësisht se ka qëndruar në hotel nuk ka kryer marrëdheni seksuale me të hetuarin.. më pas dola unë e para dhe ai erdhi më pas duke më përqafuar dhe duke më bërë lajka…shqetësimet e mia ja kam shprehur edhe rrethit shoqëror…në fillim të vitit 2018 kemi bërë një deklaratë pranë inspektorit të zonës së Fushë Krujës se jam sqaruar me shtetasin Rexhep Rraja, kjo gjë ka ardhur si pasojë e një kontradite që kemi pasur.””

Një fakt tjetër që del nga kjo kërkesë është një takim mes motrës së Xhisielës, vetë Xhisielës dhe Rexhepit në datë 28 shtator për tu pajtuar

Nga një hetim i thelluar, rezulton se në fashikullin hetimor në datën 28.09.2018 është administruar një deklaratë pajtimi mes shtetaseve A. Maloku (motra e viktimës) , Xhisiela Maloku (viktima) dhe shtetasit të hetuar Rexhep Rraja. Në deklarim shprehet se palët kanë parakaluar me mjetet e tyre dhe gjatë një manovre të gabuar të mjetit janë konfliktuar por më pas cdo gjë është sqaruar. Kjo deklaratë rezulton të jëtë e fillim vitit 2017.

Gjithashtu viktima shprehet se lidhur me dhunën e ushtruar nga ana e të hetuarit përpara muajit korrik të vitit 2018 nuk disponon foto apo nuk ka marë ndihmë të kualifikuar ligjore.

Ndër të tjera në dokument sqarohet se nuk janë mundur të sqarohen kërcënimet e Rexhepit nga rrjeti social Instagram.

Gjithashtu viktima është kanosur edhe nëpërmjet rrjetit social Instagram nga ana e të hetuarit me një adresë profili false në datën 22.07.2018. Komunikimet telefonik me të hetuarin i ka mbajtur nga numri i saj i telefonit 067... por i hetuari e ka telefonuar përherë me numra telefonik anonim. Gjatë këqyrjes së këtij rrjeti social nuk është evidentuar një fakt i tillë dhe lidhur me sa më sipër viktima shprehet se duke qenë se profili ishte anonim cdo gjë shuhet automatikisht.

Me qëllim verifikimin e pretendimeve të kallëzueses lidhur më dhunën e ushtruar përkundrejt personit të saj pranë ambienteve të hotel “Bocit”,  në datën 26.07.2018 janë marë të dhëna në dobi të hetimit nga ana e punonjësit të recepsionit të këtij hoteli i cili shprehet se nuk ka dijeni pasi ska qenë në hotel deklaruesi.

Referuar procesverbalit të këqrjeve të pamjeve filmike (marë nga of.po.gjyq. Emiljano Nuhu) saktësohet se orari i pamjeve filmike përkon me orarin real. Nga këto pamje filmike shfaqet vetëm dalja nga ambientet e hotelit të viktimës dhe autorit të dyshuar ku mbështet deklarimet e viktimës sipas së cilës në fillim del viktima dhe më pas autori i dyshuar dhe shfaqet gjithashtu fakti se palët përqafohen me njeri tjetrin ( cka përligj dhe mbështet deklarimet e viktimës se ajo është mikluar nga ana e të dyshuarit me qëllim që të mos shkoj në organet ligjzbatuese.) Konkretisht në kamera personat me interés për hetimin shfaqen gjatë orës 18.00 dëri në datën 18.29.33 të datës 19.07.2018.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faik Mavria: 01/10/2018 14:48

    Jemi ne kushtet kur Rexhepi i bandes se Nikles ka konsumuar plotesisht elementet e vepres penale te Perndjekjes neni 121/a i Kodit Penal i cili ne keto kushte parashikon nga 6 muaj deri ne 4 vite heqje lirie, plus 1/3 e denimit per shkak te rrethanave. Po ky person me rrezikshmeri te larte shoqerore ka konsumuar tersisht vepren penale te Tortures neni 86 i Kodit Penal e cila parashikon nga 6 deri ne 10 vite heqje lirie. Ne bashkim te denimeve Rexhep Rrahmsn Rraja duhet te marre nga gjykata jo me pak se 8 vite heqje lirie. Kjo eshte e Verteta qe duhet te dijne shqiptaret dhe te afermit e atyre familjeve qe ndjehen te rrezikuara nga ky fenomen. Te shohim se cdo te ndodhe dhe nese drejtesia do trajtoje kete bandit si bje Xhuvan te dyte qe megjithese kreu 5 vrasje te provuara burri i Manjola Nallbanit i njohu te drejten per gjykim te shkurtuar. 35 vite mori Xhuvani, beji i llogarite vete zbritjet per sjellje te mire, paraburgimi, ndonje amnisti etj se kur do dale.

    Përgjigju
    • bledi 1: 02/10/2018 10:04

      kush je ti te flasesh si avokat e le tek top-channel tek eni vasili ajo vajza ka 5 vjet me ate edhe nga dashuria boni nje gjo te till denoncim te rrem. shuplake ne mes eshte per azil. e njoh pd edhe lsi me mire se te gjith ju ketu edhe report tv .... ata ta bejne filmin 400 i kan 600 jua mer borxh russeve edhe bejne babale.

    • Ertion: 01/10/2018 16:16

      Shum koment i drejt e i bazuar bravo dhe turp Arta Marrkut turp asaj shtrige te shemtuar

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë