Përballë një ligji që i detyron të punojnë 2-5 vite në Shqipëri pas mbylljes së studimeve, studentët e Mjekësisë vendosën të prangosin duart simbolikisht dhe të mos heshtin. Ashtu siç kishin paralajmëruar, ata kanë dalë në protestë edhe këtë të mërkurë. Report Tv solli pamjet teksa ata marshonin drejt Ministrisë së Arsimit. 

Prej tre javësh rreth 2 mijë studentë nuk janë ulur në auditorë. Jo të gjithë janë në protestë në kërkim të pezullimit të ligjit, por në mësim nuk është asnjë prej tyre.

Sot gazetarja e Report Tv, Enxhi Musaj, konstatoi në fakultet vetëm tre pedagogë

Me këmbëngulje për tu takuar dhe ballafaquar me Ministren e Arsimit, Ogerta Manatirliu, disa student protestues hodhën drejt godinës letra higjenike. Megjithatë Manastirliu as doli tek shkallët dhe as ka reaguar publikisht për kërkesën e tyre, që nga dita kur nisën tubimet

Krahas qëndrimit jashtë auditorit, studentët kanë përgatitur një padi ndaj Ministrisë së Arsimit, të cilën do ta dorëzojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:53
Studentët e Mjekësisë në protestë, hedhin letra higjienike drejt Ministrisë së Arsimit

 

Studentët e Mjekësisë po vijojnë protestat kundër ligjit që i detyrojnë të punojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve. Ata janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit dhe kanë hedhur drejt saj letra higjienike.