‘Duam ngrohje’! Nxënësit në Elbasan bojkotojnë mësimin! Prindërit: Është ftohtë, fëmijët në klasë me xhupa

Ndonëse shqetësimin e tyre ua kanë përcjellë institucioneve përgjegjëse, prindërit thonë së nuk kanë marrë asnjë zgjidhje veçse premtime boshe. Të vendosur ata shprehen se nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre bojkoti do vijojë edhe në ditët në vazhdim.

“Ngrofëse nuk ka, nuk ndizen ngrofëset, se cla është arsyeja se përse si ndezin nuk e di”, thotë një prind.

"Shkollës tonë si sigurohet ngrohje, ka 3 vite që si punon kaldaja. Kemi bërë kërkesa rrjesht në bashki, asnjë lloj mase nuk është marrë”.

"Bojkotimi i mësimit do të vazhdojë. Ne nuk do mund ti lëmë fëmijët në këto kushte, fëmijët do na sëmuren, kanë 3-4 vjet që na vijnë me duar akull”.

“Çdo vit i njëjti drejtim, fëmijët me gjilpëra me ftohje, u hapin dhe dritaret mësuesit”.

“Kërkesat e prindërve kanë vajtur deri në ministri por më duket se kanë vajtur në vesh të shurdhër”, thonë prindërit.

Nxënësit thonë se për shkak të pandemisë dritaret e dyert kërkohen të qëndrojnë të hapura. Ndaj ato shprehen se për shkak të të ftohtit duhet të mbajnë xhupat dhe dorezat veshur, duke ju vështirësuar procesin mësimor.

“Unë kërkoj që të jem ngroht”.

“Unë dua ngrohje dhe të jemi sa më të sigurt në klasë për ngrohje”.

“Kam shumë ftohtë për të shkruar nuk shkuaj dot”.

“Ne duam ngrohje se kemi shumë ftohtë në klasë dhe nuk e zhvillojmë dot mësimin”, thonë nxënësit.

Në shkollën 9 vjeçare “Europa” marrin mësim 430 nxënës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eli: 12/01/2021 08:30

    Pa diskutim kjo eshte e nxitur politikisht.Celulat e PD-se kapin 5-6 prinder qe i kane si vegla te veta dhe hopa u krijua protesta.Dje ishte vetem dita e pare e shkolles dhe nuk ishte realisht ftohte.Si keto pamje do shohim shpesh keto dite.

    Përgjigju
  • Posi: 12/01/2021 03:33

    A e dine keta prinder qe protokolli antikovid kerkon qe dritaret te rrine hapur? E mendojne kete kur kerkojne vazhdimin e shkolles jo online?

    Përgjigju
  • ret: 11/01/2021 21:41

    ku eshte kryeministri?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)