Ka nisur protesta e paralajmëruar në Shkup, ku mijëra studentë shqiptarë dhe qytetarë të Maqedonisë së Veriut janë mbledhur në qendër të qytetit për të kërkuar të drejtat e tyre kushtetuese dhe mundësinë që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe.

Protestuesit po marshojnë me flamuj kuqezi në duar dhe pankarta të shumta, përmes të cilave kërkohet dorëheqja e ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov.


Lajmi kryesor:

Shkupi vishet kuqezi, mijëra studentë protestojnë në Maqedoninë e Veriut për gjuhën shqipe: Është e drejta jonë jo privilegj