Në një kohë kur qyteti i Aleksandropolit është mbuluar nga flakët në të katërta anët, një shqiptar që jeton prej 33 vitesh në këtë zonë është vënë në pranga, pasi publikoi një video të pazakontë në llogarinë e tij në twitter ku tregon se ka rrëmbyer 25 emigrantë të paligjshëm, që sipas tij janë përgjegjës për zjarret.
Apostolos (Astrit) Tota më origjinë nga Kukësi, në videon e publikuar ka treguar një automjet të tipit trailer, në të cilin ka rrëmbyer 25 emigrantë të paligjshëm që jetojnë nëpër pyjet e Aleksandropolit, për të cilët thotë se janë përgjegjës për zjarret masive që kanë përfshirë vendin.
“Kam rrëmbyer 25 emigrantë, këta duan të na djegin. Janë 25 bastardë këtu dhe i gjithë mali është plot. Janë të betuar të na djegin. Organizohuni, le të dalim e t’i mbledhim. Vetëm kaq po ju them, duan të na djegin”- thotë ai teksa zbulon fytyrat e emigrantëve të frikësuar.
Tutje, në videon e publikuar ai vijon të bëjë komente racistë duke bërë thirrje për një program mbi emigrantët e paligjshëm që ndodhen në pyjet greke të ardhur nga Turqia që duan të shkojnë drejt Greqisë perëndimore.
Mediat greke bëjnë me dije se policia e ka arrestuar shqiptarin së bashku më dy grekë të tjerë vetëm pak orë më vonë.
Ndërsa ditën e djeshme një tjetër tragjedi me emigrantët është raportuar nga Greqia. Trupat e 18 emigrantëve janë gjetur të shkrumbuar në një pyll që u përfshi nga flakët një ditë më parë në Evros të Greqisë. Lajmi tragjik është konfirmuar për mediat greke nga zyrtarë te departamentit të zjarrfikësve. Dyshohet se emigrantët kanë hyrë ilegalisht në Greqi dhe kanë qenë të fshehur në pyll ku janë zënë në kurth nga flakët.
M.T/G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.4%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20%
Vota total: 918
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E rëndë në Greqi/ Shqiptari vret gruan me thikë, pas aktit i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni
12 Mars, 14:43
-
Greqia gati të armatoset, plani ambicioz me 28 miliardë euro
11 Mars, 10:42
-
Pista (jo)befasuese greke: 'Pas arrestimit të Veliajt fshihet një strukturë…' Çfarë ka dashur të thotë Edi Rama?
10 Mars, 09:56
-
Nxiu imazhin e Shqipërisë në mediat greke duke thënë se vendi s'meriton të futet BE, Rama ironizon Berishën me bufin e kënetës
9 Mars, 12:02
-
Atentat shqiptarit në Selanik, plagoset me dy plumba! Dërgohet në spital në gjendje të rëndë
8 Mars, 10:17
-
Protestuesit rrethojnë Parlamentin e Greqisë, incidente, zjarr dhe arrestime! Sheshi Sintagma po digjet sërish, ‘Molotov’ e barrikada edhe në Selanik (VIDEO)
7 Mars, 22:25
-
Greqi/ Pas 3 ditëve debat në parlament, qeveria e Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit: 157 vota kundër, 136 vota pro
7 Mars, 22:16
-
‘Shko bëj ndonjë fëmijë, ose birëso...!' Parlamenti grek përfshihet nga kaosi pas deklaratës së deputetit të Mitsotakis ndaj koleges! Kryeministri propozon shkarkimin e tij
7 Mars, 19:51
-
Greqi/ Vinte nga Brazili, sekuestrohen 17 kg kokainë, i riu nga Konispoli kapet pranë aeroportit të Athinës! Të dyshuarit dhe rolet e tyre (EMRI+VIDEO)
6 Mars, 16:45
-
Mocion kundër qeverisë greke! Qytetarët protesta të dhunshme jashtë ndërtesës së parlamentit
6 Mars, 13:25
-
Trafik droge drejt Greqisë, sekuestrohen 90 pasuri të kreut të bandës, Kristo Qirici dhe 2 anëtarë! Mes tyre hotele, 2 vila në Palasë, biznese dhe 39 llogari bankare (LISTA)
6 Mars, 12:17
-
Greqi/ Borxhi i pakthyer, shqiptari masakron me thikë 2 vëllezërit bashkëatdhetarë, njëri rëndë! Dëshmia që dha pas arrestimit
5 Mars, 20:56
Ky /vigjilanti/ qe fjeti Astrit e na u zgjua Apostolos,nuk do te cuditesha po te merrte armet nje dite dhe te na vinte me grup te armatosur si Beleri ne vaktit.
PërgjigjuKy i shkreti,megjithse e enderron,kurr ska per tu ber Grek,sepse megjithse ka 33 vjet ne Greqi nuk e kalon testin e gjuhes per shprehjet elementare ! Nuk din ne Greqisht te thot se ka kapur 25 emigrant ose refugjat te paligjshem ,por thot se ka kapur 25 cop ...po sa injorant qe esht !
PërgjigjuPo ca behet keshu???????????? Po ne jemi emigrant pervete o Astrit djali. Bobo sa keq me vjen qe njerzit arin der ne kete pike. Po pse do i djegin ata ca fitoin ti djegin ata pyjet. Nuk e di me vjen keq dhe turp. Bobo ca bote e keqe po jetoim. Zoti na ndrift
PërgjigjuKeta kudo qe shkojne ecin akoma me parimin “toke e xanum”!!
PërgjigjuNuk ka faj as kuksiani as zoti qe i ka fal kto fundërrina njerz,vijn ne Europ e nuk behen kurr njerz,veq djegin,vrasin përdhunojnë,ku hyn kto ka veq tmerr,nuk jam kundër emigrantëve qe integrohen edhe jane njerz,po shumica e tyre jane veq kafsh
PërgjigjuBudalla, racist, i paditur dhe skandaloz jane ca nga elite yet qe me vijne ne mendje per ty o ‘malsor’ ! Kaq te pjerdhur e paske memorien sa te kesh harruar se sa djem nenash jane ‘humbur’ neper pyjet, perrenjte e malet nga te dyja anet e kufirit me Greqinw per vite me radhe ?! Jemi me shume njerez ne se keta te vuajturit e rinj ? Turp te kesh per kete koment idjot ! Ne kemi qene dhe vazhdojme te jemi komb emigrantesh! Kaq do mjaftonte, po te mendoje 1 minute ne shume para se te postoje kete qelbesirllek racist !
Po ore po ata e kane fajin jo shteti legen Grek qe i le te jetojne si kafshe neper pyje.. Po pse more malsor nuk ishim ne si keta para disa vitesh qe na vrisnin dhe masakronin neper male ushtria dhe policia greke? Si mund te integrohen ne nje vende qe nuk ju njeh fene, emrat apo te drejtat me elementare? Mderkohe Evropa ju paguan miliarda per tu kujdesur per emigrantet ndersa ata i djegin maleve dhe mbytyr ne det.
Malok ndyrsire dhe besprem si gjith maloket.
PërgjigjuSkam verioret pse motra dhe e dashura jote dhan birra te vertet
Pusht,ke po djegin o pusht kukesi,harrove qe para 20 vjetesh ti ishe njelloj si ata fatkeqer.Ti je bastard dhe shkuar bastardit
PërgjigjuKTA QE VIN NGA VENDET AFRIKANE DHE ARABE SE KAN PUNENE QEF FARE, KUR U MBUSH TIRANA ME SIRIAN TE GJITH FILLUN GRABITJEN DHE GACMONIN FEMRAT MU NE MES QENDRES.... I KEMI PARE NEPER EU, PUNEN QE BEN SHQIPTARI ASHTE SA PER KATER AFRIKAN.... PASTAJ E DIM CA ASH DHE SHTETI GR.... SHTETI FUNDIT I EU.... POR POPULLIT GREK SKA CA I THUE... JAN ZJARE T,QELLIMSHME.... SI DO AS GREKU E AS SHQIPTARET QW PUNOJN E SKRIFIKOJN ATY....
Eshte bere grek ka nderruar dhe emrin.I ka harruar se cfare kane kaluar shqiptaret