Greqia në ‘luftë’ me flakët, 18 emigrantë gjenden të djegur në pyllin e Dadias në Evros! Rama: Solidarzohemi me shtetin fqinj

Një tjetër tragjedi me emigrantët është raportuar nga Greqia. Trupat e 18 ermigrantëve, janë gjetur të shkrumbuar në një pyll që u përfshi nga flakët në Evros, ku dyshohet se ata ishin fshehur dhe nuk kanë mundur të dalin. Ndërkohë në të gjithë Greqinë janë disa vatra aktive zjarresh, ku në Aleksandropolis u evakuuan banorët.

Trupat e 18 emigrantëve janë gjetur të shkrumbuar në një pyll që u përfshi nga flakët një ditë më parë në Evros të Greqisë. Lajmi tragjik është konfirmuar për mediat greke nga zyrtarë te departamentit të zjarrfikësve. Dyshohet se emigrantët kanë hyrë ilegalisht në Greqi dhe kanë qenë të fehshur në pyll ku janë zënë në kurth nga flakët.

Ndërkaq janë mbi 10 vatra active në Greqi, që përballët me valën e dytë të zjarreve vdekjeprurëse brfeda një muaji. Një ditë më parë u raportuan dy viktima, ndërsa gjatë korrikut humbën jetën 5 persona nga zjarret.  

Dramatike paraqitet situata në Aleksandropulos ku zjarret vazhdojë prej 4 ditësh. Autoritetet vendore u bënë thirrje banorëve të evakuohen, duke vënë në dispozicion edhe mjetet e traportit publik. Për shkak të evakuimit masiv të banorëve është krijuar kaos në rrugë që është mbuluar nga tymi.

Një nga vatrat më të mëdha të zjarrit ku po luftojnë 70 zjarrfikës, 30 mjete dhe 3 helikopterë ndodhet në zonën industriale Aspropirgos në Atikë, ku janë djegur 2 fabrika dhe disa magazina. Po ashtu zjarri ka krijuar probleme edhe ne aeroportin e Elefsinës. Ndërkohë banorët e zonës janë detyruar të mbajnë dyer e dritar e të mbylluiar për shkak të  tymit të zi të krijuar nga flakët dje djegia e gomave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:25
Zjarret në Greqi, mes trupave që u gjetën të djegur edhe dy fëmijë

 

Situata në Greqi vijon që të jetë tejet e vështirë. Nga ana e tij mjeku ligjor i Aleksandopolis, Pavlos Pavlidis ekzaminoi  trupat e djegur që u gjetën në pikën ku ndodheshin pranë fshatit Avantas në pyllin e Dadias në Evros. 

Nga këqyrja rezultoi se mes trupave të djegur janë edhe dy fëmijë të mitur.

Ora 18:21
Rama reagon për situatën e zjarreve në vendin fqinj: Solidarizohemi me Greqinë

1692606848_fredibeleriediramaarrestohetfredibelerigreqihimare.jpg

Ndonëse me marrëdhënie të krisura me Greqinë, kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh solidarizues për situatën me zjarret që është duke u përballur shteti fqinj.

Kreu i qeverisë shprehet se është e trishtueshme që të shikosh vendin fqinj që ‘lufton’ me zjarret ndërsa shpreh solidaritet për situatën atje.

“Është shumë e trishtueshme të shikosh vendin tonë të bukur fqinj që vuan vazhdimisht nga zjarret, ndërsa populli i guximshëm grek dhe të gjithë ata në uniformë që luftojnë kundër shkatërrimeve të tilla meritojnë solidaritetin tonë të plotë dhe admirimin e thellë.”, ka shkruar Rama në rrjete sociale.

Ora 17:34
Pamje apokaliptike nga zjarret në Greqi, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta ‘flakët’ përhapen me shpejtësi të frikshme

Situata me zjarret pranë Manastirit Kleiston, në Dikella Evros, në Kavallënë dhe Aspropirgos po bëhet gjithnjë e më alarmante.

Flakët kanë “pushuar” zonën dhe kanë shkrumbuar ndërtesa të ndryshme dhe qindra hektarë pyje.

Nga pamjet apokaliptike, tregohet situata e tmerrshme me të cilën po përballen zjarrfikësit e pozicionuar në disa nga frontet dhe vatrat kryesore të zjarreve.

Ndërkohë, banorët e rajoneve të prekura nga flakët janë evakuuar, ndërsa zjarri vijon të përhapet me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta.

Ora 14:09
Zjarret në Greqi, 18 emigrantë gjenden të djegur në pyllin e Dadias! Dyshohet të kenë hyrë ilegalisht në Greqi

Tmerri në pyllin e Dadias, e cila po digjet që prej ditës së djeshme është thelluar që kur ekipet e shpëtimit gjetën trupat e pajetë të 18 emigrantëve.

Dyshohet se emigrantët kshin hyrë ilegalisht në territoret e shtetit grek. Ata janë gjetur të vdekur pasi ishin përballur me flakët e tmerrshme që kanë “pushtuar” Evosin dhe zonat përreth.

Sipas informacioneve paraprake, viktimat janë gjetur të ndarë në dy grupe. Hetimet po vazhdojnë tha përfaqësuesi i Zjarrfikësve, Giannis Artopioros.

 Zjarri  në brendësi të pyllit të Dadias ka rënë prej mesditës së të hënës.

Ora 14:03
Zjarr në periferi të Athinës, digjen shtëpitë, evakuohen banorët

1692705810_zjarrgreqiathine.jpg

Një zjarr masiv ka pushtuar periferinë e Athinës, Parnitha pranë Manastirit Cloiston në orën 11:56 me orën lokale. Sipas autoriteteve, shumë banesa janë shkatërruar nga flakët e zjarrit në Fyli, ndërsa autoritetet po evakuojnë banesat që janë pranë Manastirit.

Zjarrëfikësit po mundohen për shuarjen e zjarrit. Sipas tyre 50 murgesha janë bllokuar në manastir për shkak të flakëve të zjarrit, por sipas raportimeve ato janë në gjendje të mirë shëndetësore, raporton Protothema.

“Zjarri është ndarë në dy fronte. Njëri është duke lëvizur në lindje dhe tjetri në jug të fshatit”, tha Sekretari i Përgjithshëm i bashkisë së Phylis Argyris Argyropulos.

Zjarrëfikësit në bashkëpunim me policinë tentuan të hapnin rrugën për të shpëtuar 50 murgeshat, por në vendngjarje ka mbërritur edhe një ekip special i EMAK-ut, i cili ndihmon në nxjerrjen e personave në rast evakuimi. 

Forcat e zjarrfikëses janë shtuar, pasi në vendngjarje po operojnë 23 automjete me 56 zjarrfikës dhe 5 helikopterë. 

Gjithashtu, ndalohet qarkullimi në Manastir për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve zjarrfikëse.

 

Ora 10:18
FOTO+VIDEO/ Zjarret në Greqi, anija kthehet në 'spital' për të strehuar pacientët

Greqia është në ‘luftë’ me flakët dhe janë shënuar dy viktima. Mediat greke shkruajnë se spitali i Aleksandoupolis është evakuuar dhe pacientët janë strehuar në një anije e cila është përshtatur si spital.

Ky vendim u mor nga ministria e Shëndetësisë, pas përhapjes së zjarreve edhe në vendbanimet e Komunës së Aleksandropolit. 65 pacientë janë transportuar në mënyrë të sigurt brenda tragetit të pasagjerëve “Adamantios Korais”.

Në ndihmë janë gjithsej 30 autoambulanca si dhe 3 automjete ushtarake nën koordinimin e presidentit të EKAV Nikos Papaefstathiou.

Anija është kthyer në një spital të përkohshëm pas evakuimit të Spitalit të Përgjithshëm Universitar të qytetit (PGNA) dhe jashtë u ngritën tenda për incidente të rënda, ndërsa kuvertat e anijes u shndërruan në reparte.

 

SI.E./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mohamed Salah foto me familjen për Krishtlindje, 'masakrohet' në komente

Mohamed Salah foto me familjen për Krishtlindje, 'masakrohet' në komente