'Duan tia vënë fajin atij që vdiq' Braçe akuza të forta për vdekjen e Dwamena: Federatat janë të prirura nga çmimi jo shpëtimi i jetës! Protokolli mjekësor, detyrim

Vdekja e sulmuesit të Egnatias Raphael Dwamena në fushën e blertë të stadiumit të Rrogozhinës mesditën e 9 nëntorit nxorri në pah mangësitë e mëdha në mjekësinë sportive dhe jo vetëm.

Braçe akuzon federatat se nuk investojnë në mjekësinë sportive që u shpëton jetën sportistëve, pasi u janë errur sytë nga fitimet pasi marrin çmime dhe kërkon ndërhyrjen e ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

“Duhet ta bëni ju me detyrim këtë gjë. Unë nuk besoj më në federate sportive. Nuk besoj për një arsye të madhe. Kjo që ka ndodhur po shfrytëzohet për tia vënë fajin atij që vdiq dhe jo për të marrë përgjegjësinë për fat të keq.  Në rast se do të ishin adaptuar rregullat e UEFA ai djalë nuk duhej të vdiste duhej të ishte gjallë. Atë djalë e kishim ne detyrim ta shpëtonim. Duhen rregullat që mbrojnë jetën e çdo sportisti. Nëse federatat janë të prirura nga ai që është çmimi, titulli kampion e kështu me radhë duhet ti edukojmë dhe në aspektin social dhe në aspekt që mbron jetën. Nuk mund të themi sot se ai vdiq si idealist se dashuronte futbollin. Nuk ka dashuri më të madhe se dashuria për jetën. Të tjerat bien poshtë. Duhet tia impononi ju. Jo vetëm protokollin por dhe rregullat që duhet të adaptojnë atje" tha deputeti Braçe në seancën dëgjimore me ministren e Arsimit dhe Sporteve Ogerta Manastirliu për pr/buxhetin e vitit 2024.

Braçe propozon madje që të bëhet me detyrim pasja e pajisjes së defilibratorit që duhet ta ketë çdo mjek skuadre

Nëse Klubet sportive sot që flasim, nuk e kanë fare në prioritet shëndetin se e marrin të mirëqënë duhet të detyrojmë ne, ose në fund fare ta paguajmë ne, atë defilibratorin që duhet ta ketë çdo mjek skuadre qoftë për fëmijët, qoftë të rintjë dhe skuadrat e futbollit.

Gjithashtu kërkohet dhe vendosja e një protokolli mjekësor. 

 Patjetër që na duhet një protokoll mjekësor për sportin. Nuk na duhet shumë të shpikim. Të shkojmë në vendin  fqinj e të adaptojmë protokollin e tyre, Nga fëmijët që merren me sport tek ekipet e para të klubeve sportive që sportin ta bëjmë të shëndetshëm jo dramë. Nuk duhet të na ndodhë më kjo ngjarje. Të zbatohet protokolli. Asnjë fëmijë nuk duhet të prekë futbollin, basketbollin, volejbollin pa iu nënshtruar kontrollit mjekësor dhe më pas klubet sportive." 

Ndryshe nga çfarë planifikoi klubi i Egnatias, homazhet për Duamenan nuk do mbahen në stadiumin “Arena Egnatia” të Rrogozhinës, pasi kjo ka qenë një kërkesë e të afërmeve të futbollistit. Në një intervistë, babai i futbollistit që e kishte braktisur që foshnjë i bëri thirrje Shoqatës së Futbollit të Ganës dhe qeverisë për mbështetje për të dërguar trupin e të birit në vendlindje.

Dhimbja që ka lënë pas te ekipi është e madhe, ndaj për ta përjetësuar shoku i skuadrës te Egnatia, Donald Mëllungja, ka bërë një tatuazh në nder të 28-vjeçarit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:00
Vdekja e Dwamena në fushë/ Braçe ngre shqetësimin tek 'Ekonomia': Jemi shumë prapa! Impononi rregulla! Kemi pothuajse zero mjekë sportivë pranë ekipeve

Vdekja e sulmuesit të Egnatias Raphael Dwamena  ka nxjerrë në pah një problematikë. Mungesën dhe mangësitë e mjekësisë sportive.

Deputeti socialist Erion Braçe ngriti shqetësimin edhe në komisionin e Ekonomisë ku sot po mbahet dhe seancë dëgjimore me ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu lidhur me pr/buxhetin e vitit 2024.

“Vdekja e sportistit në fushën e lojës e pandodhur në 33 vite na sjell në vëmendje disa problematika të thella. Këto ka kuptuar sa mbrapa jemi dhe sa rrezik kemi në ambientet tona sportive. Nuk po flas vetëm për stadiumin. Jo vetëm futboll por çdo sport tjetër që ka sforco fizike. Së pari zonja minister, ne nuk kemi mjekësi sportive. E kam mësuar këtë ditët e fundit.

Nuk kemi as specializim në universitetin e Mjekësisë në këtë aspect, aq sa sot ne kemi pothuajse zero mjek sportivë pranë ekipeve. Ashtu sic kemi zero mjek sportive në ekipet e moshave. Do të duhet që në universitetin e sporteve ju si ministri të bini dakord që të hapni sa më shpejt e mundur në Universitin e sporteve profilin për mjekë sportivë"

Lajmi  ne perditesim 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Goca: 14/11/2023 18:16

    Nje koment per propozimin per leje per grate e vajzat.o Braçe i madh je po shiko i her o burr i shtetit a kane kontrata pune grate qe punojne ne fasoneri.A ju paguhen pushimet zyrtare.A ju paguhen siguracionet.Nuk shkohet ne Hënë me këmbë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë