Një prej agjentëve që shoqëronte presidentin është parë gjatë gjithë kohës që njërën prej duarve e kishte në një pozicion të ngrirë.
Fotoja në rrjete sociale ka bërë bujë të madhe, ku disa shprehen se, dora e agjentit ishte e rremë dhe se nën pallto fshihej një armë.
Madje blogerat nisën dhe të publikonin foto mbi armën e çuditshme që agjenti mund të kishte pasur nën pallto, kurse të tjerë thonë se nuk bëhet aspak fjalë për një të tillë.
Sipas fotove që u publikuan më pas, agjenti të dyja duart i ka të vërteta, por pozicioni i vendosjes së dorës në mënyrë të tillë, ishte i planifikuar, që të bënte të besonte turmën se ai vërtet fshihte një armë nën veshje.
Familja presidenciale ka ecur për më shumë se 3 kilometra në drejtim të Shtëpisë së Bardhë ndërsa herë pas here përshëndesnin turmën që i rrethonte.
Ndërsa sytë e agjentit lëviznin vazhdimisht duke “skanuar”, ndërsa dora e tij qëndronte e palëvizur për momente të tëra, çka shtoi dyshimet për duar false.
Por, sipas fotove të publikuara më vonë, duket qartë që duart e agjentit janë reale, pasi fotografia e shkrepur në një moment tjetër tregon që pozicioni i duarve ka ndryshuar.
Kuptohet që e gjitha ka qenë në kuadër të masave të rrepta të sigurisë.
Presidenti i fundit që është vrarë në SHBA ishte John F Kennedy në vitin 1963, por Donald Trump e ka polarizuar në një shkallë të frikshme opinionin në Amerikë duke bërë që Shërbimi Sekret të jetë nervoz dhe i shqetësuar për sigurinë e tij.
Në mars të vitit 1981 vetëm 2 muaj pas inaugurimit të tij Presidenti Ronald Regan i shpëtoi një atentatit në Washington.

[gallery]20750[/gallery]
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO