DUBAI - Në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, më shumë se 500 pronarë makinash dhe motorrësh luksoz mbushën rrugët e qytetit për Paradën e Madhe, paradë kjo e cila është pjesë e bienales së "Dubai International Motor Show".

Vlera totale e automjeteve që morrën pjesë në paradë i kalonte 130 milionë dollarët.

Mijëra fansa ishin mbledhur përgjatë rrugës prej 45 kilometrash në momentin e kalimit të makinave dhe motorrëve.

Ndër markat më të njohura në paradë ishin 'Lamborghini', Aston Martin, Maserati, 'McLaren', 'Bugatti Veyron', 'Harley Davidso'n dhe 'Ducati'. Qeveria e Dubai gjithashtu përdori super makinat e policisë 'Lamborghini', 'Bentley' dhe Brabus për të prirë në paradë.

Redaksia Online
(Erin Dini/a.ç/shqiptarja.com)