Vendimi i kryesisë së PS-së për të dubluar Kokëdhimën gjatë procesit zgjedhor të degëve në Jug të vendit, nuk është pritur aspak mirë nga koordinatori i rajonit Vlorë-Gjirokastër, Koco Kokëdhima.
Ky vendim i ardhur një javë pasi superdeputeti humbi mandatin, i ka ardhur i hidhur Kokëdhimës, i cili u ka bërë rezistencë dy ministrave. Gjatë procesit propozues të kandidaturave nga baza në qarkun Vlorë, e deleguara Mimi Kodheli nuk mori dot pjesë, pasi Kokëdhima nuk i hapi telefonin, dhe ajo nuk mundi të komunikonte me të. Kur ky proces kishte përfunduar, dhe moskomunikimi mes tyre u trajtua me shqetësim edhe në mbledhjen e Kryesisë, Kodheli i pa në Vlorë, në prani edhe të kryeministrit.
/Shqiptarja.com