Renditja/ Egnatias i lëkundet kreu, Skënderbeu e mund 2-0! Teuta rikthen Partizanin te humbja, Erzeni dhe Laçi 'X'

Renditja/ Egnatias i lëkundet kreu, Skënderbeu e mund 2-0! Teuta rikthen Partizanin te humbja, Erzeni dhe Laçi 'X'

Festa e Teutës dhe Partizanit

Superliga shqiptare e futbollit ka nisur këtë të shtunë me raundin e 28-të, ose thënë ndryshe me ndeshjet e para të fazës së katërt. Në "Arena Egnatia" të Rrogozhinës, Erzeni dhe Laçi barazuan 0-0, Në 17:00 te tri pikët dolën Skënderbeu dhe Teuta, me Egnatian që sheh t'i lëkundet kreu i renditjes.

Në Korçë, Skënderbeu fitoi 2-0 kundër Egnatias kryesuese. Dopieta e Franklin në minutat 20-të dhe 39-të të pjesës së parë i dha tri pikë korçarëve që janë në zonën "Final 4". Egnatia është "pa busull" pas merkatos së janarit, teksa nuk fiton prej shtatë ndeshjesh në Superligë dhe këtë e tregon edhe penalltia e humbur nga Aleksi (90'). Rrogozhinasit vijojnë të jenë në krye të renditjes me vetëm dy pikë më shumë se Vllaznia, teksa shkodranët në rast të një fitoreje nesër ndaj Kukësit do merrnin kreun.

Në "Niko Dovana" të Durrësit Teuta fitoi 1-0 kundër Partizanit. Dramë për të kuqtë që nuk po gjejnë vazhdimësinë. Goli i Peposhit në minutën e 66-të i jep tri pikë djemve të Martinit, që tanimë barazojnë Laçin dhe janë në garë për të lënë zonën e ftohtë.

Dueli i mbijetesës mes Erzenit dhe Laçit u mbyll 0-0, me pikën që nuk është se i shërbejnë shumë të dyja skuadrave për objektivin e njëjtë. Megjithë rastet nga të dyja anët, skuadrat u ndanë në paqe dhe Armando Cungu merr pikën e parë me kurbinasit në rikthimin e tij në stol.

Superliga, raundi 28-të:

E shtunë, 16 mars

14:00 Erzeni 0-0 Laçi

17:00 Skënderbeu 2-0 Egnatia

17:00 Teuta 1-0 Partizani

E dielë, 17 mars

14:00 Kukësi - Vllaznia

17:00 Tirana - Dinamo

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:48
Humbja me Teutën, Orges Shehi: Skuadrat në Superligë janë të përafërta, neglizhuam në disa raste

1710622121_1705776336orgesshehipartizani.jpg
Partizani humbi 1-0 në Durrës kundër Teutës. Pas ndeshjes për mediet foli trajneri i Partizanit. Orges Shehi tha se të tijtë neglizhuan në disa raste.

"Humbim ndeshjen, ndoshta nuk ishte më e mira e jona, por si para një jave, humbasin nga një goditje standarte. Kundërshtari është agresiv në kufij të limiteve, terreni nuk të lë. Nuk ishim cinik duke fituar topa të dytë. Kundërshtari i fitoi dhe mori fitoren.Nëse nuk fiton duelet, është e vështirë.

Kundërshtari ishte shumë agresiv. Duhet të dilnim nga presioni shpejt. Ishim vonë në komandë për të dalë përpara. Mba dhe Cara ishin të vetëm, nuk dolëm rrjedhshëm. Loja efektive ishte e pakët.

Në kampionatin shqiptar, skuadrat janë të përafërta. Nëse ul motivimin, të gjithë të bëjnë dëm. S’ka skuadra që dominojnë, kjo situatë do të vazhdojë, nuk është hera e parë. Kush ka më shumë uri, grintë dhe kush vlerëson më shumë situatat do të triumfojë”, tha Shehi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot