Duele te zjarrta ne çerekfinalet e Champions, Barca ndaj United, derbi anglez, me fat JUve e Liverpool

Duele te zjarrta ne çerekfinalet e Champions, Barca ndaj United, derbi anglez, me fat JUve e Liverpool

Champions, rruga drejt finales

Përplasje të zjarrta në fazën çerekfinale të Champions League. Shorti i hedhur mesditën e së premtes në Nyon të Zvicrës ka vënë përballë Barcelonën me Manchester United në atë që është mund të konsiderohet edhe si dueli më i fortë.

Me 4 angleze në çerekfinale derbi nuk mund të shmangej dhe ashtu ndodhi. Manchester City do të përballet me Tottenham për të siguruar një biletë për në fazën gjysmëfinale të kompeticionit europian më të rëndësishëm për klube. 
Më me fat kanë qënë dy pretendentet e tjera Juventus dhe Liverpool. Bardhezinjtë do ndeshen në çerekfinale me holandezët e Ajax që eliminuan Realin ndërsa Liverpool do ketë përballë luzitanët e Portos.

Në shortin e sotëm janë përcaktuar po ashtu edhe përplasjet e mundshme në gjysmëfinalet e Champions. Kështu fituesja e Tottenham-City do ndeshet në fazën tjetër me fituesen e çiftit Ajax JUventus dhe fituesja e çiftit Barcelona-United me fituesen e Liverpool-Porto. Ndeshjet e para çerekfinale do luhen më 9-10 prill ndërsa finalja e madhe më 1 qershor në Madrid./ Nga Andi Kapxhiu/

Champions, rruga drejt finales

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 15/03/2019 18:32

    Ajaksi mposht juven Barcelona eliminon Mancesterin Siti mund Totenhemin Liverpuli mposht Porton

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Interpelancë për emisionin e Rai-t, Rama: S'ka urgjencë për poshtërimin e radhës në parlament! Të mbarojmë punë me të vërtetën italisht, pastaj radha këtyre

Interpelancë për emisionin e Rai-t, Rama: S'ka urgjencë për poshtërimin e radhës në parlament! Të mbarojmë punë me të vërtetën italisht, pastaj radha këtyre