Kombëtarja luan të enjten në orën 20:45 përballjen e rëndësishme kundër Finlandësn ë Air Albania, që është ndeshja e parafundit në grupin e Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë synojnë vendin e parë në grup, që e mbajnë aktualisht me 9 pikë, ndërsa pas tyre janë Bjellorusia dhe Finlanda me 7 pikë.

Të besuarit e Maran pas duelit me Finlandën, 3 ditë më pas, luajnë ndeshjen e fundit në transfertë kundër Bjellorusisë, për të përcaktuar përfundimisht fatin në grup. Për duelin e së enjtes, trajneri Maran por edhe Ardian Ismajli, folën në konferencë për shtyp.

Ardian Ismajli

“Jemi përgatitur jashtëzakonsimisht mirë se e kemio detyrim për vendin e parë. megjithatë duhet ta dëshmojmë në fushë. Në ndeshjen e parë po të heqësh kartonin e kuq kemi bërë ndeshjen më të mirë të viteve të fundit.”

Ndryshimi nga Sylvinho. Loja e re që kërkon Maran, a rrezikohet në prapavijë?

“Mbrojtja më e mirë është sulmi. Sylvinho ka luajtur një futboll shumë mbrojtës, shumë statik. Ai futboll nuk ekziston. Tani është futbolli i Maran, duke bërë presion shumë, se e detyron kundërshtarin të bëjë gabime. Trajneri i ka parë cilësitë tona dhe ka vendosur të luajë në këtë mënyrë.”

Vijon ...