Kundër Finlandës të shtunën vendoset një gur i rëndë për vendin e parë në rast se Kombëtarja shqiptare ia del të fitojë. Kuqezinjtë do të luajë në transfertën e Helsinikit si skuadra për t’u mposhtur, pasi aktualisht mbajnë vendin e parë në grup në Ligën e Kombeve me 6 pikë, kundrejt 4 të rivalëve. Në rast suksesi objektivi është arritur në masën më të madhe dhe sigurmi i një bilete ‘play-off-i’ në Evropian duket shumë i mundshëm.
Për t’ia dalë trajneri Maran pritet të bëjë disa ndryshime në formacion në karahasim me duelin kundër San Marino-s, teksa vetë italiani deklaroi se ‘përfaqësuesja u ruajt dhe nuk dha maksimumin pikërisht për këtë duel’.
Ndryshimeve pritet t’u rezistojë portieri Alen Sherri, i cili duket më favorit për ta nisur nga fillimi se sa Etrit Berisha, ndërsa në mbrojtje do rikthehen Elseid Hysaj dhe Stavros Pilo. Çelsat e mesfushës do t’i ketë Asllani e Ramadani, me këtë të fundit që rikthehet titullar pasi Julian Shehu luajti kundër San Marinos. Në pjesën e avancuar Ernest Muçi dhe Rey Manaj duken të paprekshëm, ndërsa një fanelë titullari pritet të shkojë për Arbër Hoxhën dhe Myrto Uzunin.
Për këtë duel trajneri Maran pritet ta ketë të plotë kombëtaren, pasi me grupin është rikthyer edhe Klisman Cake, ndërsa UEFA ka caktuar arbitra nga Irlanda me kryesor Rob Hennessy.
Në të kaluarën Shqipëria dhe Finlanda janë përballur 7 herë, me rivalët që kanë më shumë suksese. Finlanda ka fituar 4 sfida, 1 është mbyllur në barazim, ndërsa 2 të tjera janë fituar nga kuqezinjtë.

UEFA ka caktuar arbitra nga Irlanda për ndeshjen Finladë-Shqipëri, me kryesor Rob Hennessy. Ky i fundit është 35 vjeç dhe ka marrë stemën e FIFA-s prej vitit 2017. Përveç kampionatit në Irlandë këtë sezon ka drejtuar edhe dy sfida në Uefa Cobference League.
Në të kaluarën Shqipëria dhe Finlanda janë përballur 7 herë, me rivalët që kanë më shumë suksese. Finlanda ka fituar 4 sfida, 1 është mbyllur në barazim, ndërsa 2 të tjera janë fituar nga kuqezinjtë.










Komente
Komento