Duhanpirja, 85 % e përdoruesve
e kanë nisur para moshës 18 vjeç

Duhanpirja, 85 % e përdoruesve <br />e kanë nisur para moshës 18 vjeç
Duhanpirja është një problem shqetësues tek të rinjtë e shkollave të mesme. Studimet e ndryshme kanë treguar se fëmijët imitojnë të rriturit, duke filluar sidomos në vitet e para të adoleshencës (12 deri në 13 vjeç) të pinë duhan. Të dhënat nga Instituti i Shëndetit Publik tregojnë se 85 % e përdoruesve të duhanit në vend e kanë nisur atë para moshës 18 vjeç. ISHP ka nisur një fushatë sensibilizimi në shkollat e mesme të Tiranës.

"Nxënësit e shkollave të mesme janë përgjigjur se cilat janë të mirat e të mos pirit duhan", tha Roland Shuperka koordinatorit kombëtar për politikat e kontrollit të duhanit, sipas të cilit, fletëpalosja me 101 arsyet për të lënë duhanin është rezultat i përgjigjeve të tyre. Në arsyet për të lënë duhanin, nxënësit rendisin gjetje shumë interesante në këndvështrimin e tyre; mund të jetoni më gjatë, shija e puthjeve është më e mirë; më shumë para për të shpenzuar, frymëmarrje më e lehtë, më tepër energji për t'u argëtuar".

Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, 16.8 % e fëmijëve të moshës 13-15 vjeç pinë duhan.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com, 22 janar 2013
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi