Duhanpirja gjatë shtatzanisë dëmton
prodhimtarinë e spermës te djemtë

Duhanpirja gjatë shtatzanisë dëmton<br />prodhimtarinë e spermës te djemtë
Nga një studim i ri rezultoi se gratë që pijnë duhan gjatë shtatzanisë ka gjasa që pas lindjes, djemtë e tyre të kenë një prodhimtari të ulët të spermës. E njëjta gjë vlen edhe për ata persona që pijnë drogë, efektet e të cilave dalin pas lindjes. Kjo gjë pohohet edhe nga Rogert Hag, Profesor i Mjekësisë në Universitetin e Australisë.
 
“Mesazhi ynë kryesor për të arritur një moshë madhore që përfshin funksionimin normal të prodhimtarisë së spermës është që fetusi mos të ekspozohet ndaj pirjes së duhanit dhe drogërave  nga nëna e tij”, tha Profesori Rogert Hag.
 
Studimi gjithashtu tregoi se një efekt tjetër negativ i nënave që pinë duhan është rritja dhe zhvillimi i ngadaltë i fetusit. Nga studimet, rezultoi se një në gjashtë burra kishin prodhimtarinë e spermës poshtë pragut normal. 

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit