‘Duhet ta rikthente Lleshin në detyrë‘, Nishani-Ramës: Kur fitoi gjyqin, kishte mbaruar mandati 

‘Duhet ta rikthente Lleshin në detyrë‘, Nishani-Ramës: Kur fitoi gjyqin, kishte mbaruar mandati 

Ish-presidenti Bujar Nishani

Ish-presidenti i vendit Bujar Nishani me anë të një postimi në Facebook ka reaguar mbi deklaratën e Ramës, i cili u shpreh se ish-presidenti duhet ta kishte kthyer në detyrë Gjeneral Lleshin pas vendimit të Gjykatës.

Në statusin e tij, Nishani sugjeron që dikush t’i mësojë Ramës pak nga jurisprudenca, pasi Gjykata e ka rrëzuar Dekretin e Lirimit që në dhjetor kur Lleshi fitoi gjyqin, kohë kur atij i kishte mbaruar mandati.

Gjykata e ka rrëzuar pra Dekretin e Lirimit, o kryetar i qeverisë, dhe ka rikthyer situatën juridike, institucionale, administrative, financiare, hierarkike etj., etj., etj., siç ishin para Dekretit. Dikush ti thotë këtij kryeqeveritari që Dhjetori është pas Korrikut. Në dhjetor kur Sandri fitoi gjyqin Presidenti i 6-të kishte mbaruar mandatin Kushtetues. 

Bujar Nishani, ish-president 

Postimi i plotë i Nishanit:

Kryeministri i 8-të i Shqipërisë paska deklaruar sonte se ish Presidenti duhet ta kishte kthyer në detyrë Gjeneral Lleshin pas vendimit të Gjykatës që rrëzonte Dekretin e Presidentit për daljen në lirim të këtij gjenerali !!! “Bir Selman i nënës nga të të qaj më parë” ?
Dikush ti mësoj pak (vetëm pak) jurisprudencë Kryetarit të Këshillit të Ministrave !
Gjykata e ka rrëzuar pra Dekretin e Lirimit, o kryetar i qeverisë, dhe ka rikthyer situatën juridike, institucionale, administrative, financiare, hierarkike etj., etj., etj., siç ishin para Dekretit.
Dikush ti thotë këtij kryeqeveritari që Dhjetori është pas Korrikut.
Në dhjetor kur Sandri fitoi gjyqin Presidenti i 6-të kishte mbaruar mandatin Kushtetues. 
Po kot që flasim për Kushtetutë xhanëm !
Çfarë do kthente në detyrë ish Presidenti, o Kryeministri i votave të blera ?????

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tini: 09/11/2018 21:19

    Noter i presidences ,me futimin e gjygjit ndaj jush te Sander Lleshajt , ju duhet personalisht te cdemtoni nga ana financuare zotin Sander dhe jo buxheti i shtetut . Kjo eshte juristprudenca e vertete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025