Interi fitoi 0-2 me Milanin në aktin e parë gjysmëfinal të Champions League. 90 minuta larg ëndrrës për finalen e Stambollit, trajneri Simone Inzaghi ka përgëzuar të tijtë pas ndeshjes duke thënë se mund të shënonin më shumë.
"Jam i kënaqur. Kemi bërë një ndeshje të madhe, edhe pse mund të shënonim më shumë. Jemi në avantazh, por kemi një ndeshje kthimi për të luajtur në fushën tonë dhe duhet të bëjmë ende një sforco të madhe për të realizuar një ëndërr.
Ishte një lojë e mrekullueshme, kemi kaluar tashmë nëpër disa raunde, kështu që e dimë se është vetëm akti i parë. Ne do t’i kemi tifozët tanë pas vetes në ndeshjen e dytë dhe e dimë se ka ende një shtysë tjetër për ta bërë realitet këtë ëndërr", tha Inzaghi.
Komente








