GOLAT/ Interi me një këmbë në finalen e Champions League, zikaltërit mundin Milanin në derbin europian

FT/ Milan 0 - 2 Inter (Dzeko 8', Mkhitaryan 11')

Interi fitoi 0-2 me Milanin në "San Siro", me sfidën që vlente për gjysmëfinalen e parë mes tyre në Champions League. Zikaltërit e Inzaghit heshtën pjesën kuqezi të stadiumit pas vetëm 11 minutash lojë, teksa janë me një këmbë në finalen e Stambollit.

Dueli u hap pas vetëm tetë minutash lojë. Një krosim nga këndi i Calhanoglu u shfrytëzua mirë nga Dzeko, që me të majtë e ndali topin në rrjetë. I pafuqishëm Calabria për të ndalur boshnjakun.

Vetëm tre minuta nga goli i parë, Interi gjeti sërish një tjetër rrjetë me Mkhitaryan. Aksioni i shpejtë dhe asisti i Dimarco dërguan shifrat në 0-2. Më pas ishte sërish Mkhitaryan që goditi shtyllën, teksa për Milanin në pjesën e dytë mund të përmendim goditjen e traut nga Tonali. Tanimë me dy gola avantazh, Interi do duhet të mbrojë rezultatin të martën që vjen në ndeshjen e kthimit.

Aksionet kryesore të ndeshjes:

90+4' Mbyllet 0-2 ndeshja për Interin.

62' Mkhitaryan i bën vend Brozovic te Interi.

59' Pioli heq nga loja Kjaer dhe Saelemaekers dhe fut Thiau dhe Origi.

45' Nis pjesa e dytë.

45+4' Mbyllet 0-2 pjesa e parë.

11' Milan 0-2 Inter/ Mkhitaryan dyfishon shifrat. Interi shënon 2 gola në 11 minuta. Armeni përfiton nga asisti i Dimarco (VIDEO).

8' Milan 0-1 Inter/ Edin Dzeko zhbllokon ndeshjen pas vetëm tetë minutave lojë. Një krosim nga këndi i Calhanoglu u shfrytëzua mirë nga boshnjaku (VIDEO).

1' Nis ndeshja në "San Siro" me topin e parë shkelmuar nga zikaltërit.

Formacionet zyrtare:

Milan XI: Maignan; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernández; Bennacer, Tonali; Brahim Díaz, Krunic, Saelemaekers; Giroud

Inter XI: Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Hakan Çalhanoğlu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martínez, Dzeko

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:13
VIDEO/ Shtanget 'San Siro', Interi i shënon 2 gola Milanit në 11 minuta

Milan 0-1 Inter/ Edin Dzeko zhbllokon ndeshjen pas vetëm tetë minutave lojë. Një krosim nga këndi i Calhanoglu u shfrytëzua mirë nga boshnjaku.

Milan 0-2 Inter/ Mkhitaryan dyfishon shifrat. Interi shënon 2 gola në 11 minuta. Armeni përfiton nga asisti i Dimarco.

 

Ora 19:45
Milan - Inter fillon para kohe, qindra ultras kuqezinj presin skuadrën jashtë stadiumit (VIDEO)

Milan dhe Inter do përballen sot në 21:00 në "San Siro", në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Champions League. Tifozët kanë pushtuar rrugët e Milanos dhe me ngjyrat e secilit ekipit janë në përkrahje të futbollistëve. Tifozët kuqezinj kanë pritur autobusin e Milanit, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë para derbit.

S.DH/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot