Ish deputeti Halit Valteri, komentoi në Studio Live arrestimin e Ilir Metës. Valteri është kallëzuesi në SPAK i lobimit të Metës dhe LSI në SHBA, ku janë shpenzuar sipas tij 1.2 milionë dollarë dhe janë deklaruar vetëm 15 mijë dollarë.
'Kush gërmon në malin e korrupsionit do anatemohet nga trushplarë që paguhen që ja kanë shitur shpirtin shejtanit. Sot jemi tek koha i vërtetin të gjitha. Kemi ardhur 3 vite pas denoncimit, njeriu më i përfolur për korrupsion. Për zhvatjen e miliardëve do japë llogari para drejtësisë. Asokohe dukej kohë e largët. Duhet vlerësuar SPAK, drejtuesi nuk është trembur nga kërcënimet të Metës qoftë esëll qoftë i dehur. Për tu përshëndetur. Gjithë komentet në rrjetet sociale, 99% e inkurajojnë SPAK dhe e falenderojnë për atë që ndodhi sot. Meta meriton shumë më shumë se aq, meriton të merret zvarrë në rrugë. Ka pirë gjakun e shqiptarëve, ka vjedhur paratë e fëmijëve tanë, paratë e plakave.
Lobimet, kur Meta ka qenë kryetar i LSI dhe më pas president. Pse i ka bërë Meta takimet? Është e ligjshme në SHBA, mjafton që të paguash faturën dhe të deklarohet. Në Shqipëri deklarojnë 15 mijë dollarë, janë paguar rreth 1.2 milion dollarë takime, shërbime, vetëm studio ligjore. Pa llogaritur biletat e avionit, eskortën, e çojnë deri në 3.5 milionë dollarë. Nuk kemi pasur informacion para 8 muajsh. Pastaj erdhën letër porositë dhe thashë kjo çështje mori fund. 5 kompanitë lobuese i kanë deklaruar këto shërbime në FARA, edhe Meta edhe LSI e kanë detyrimin ligjor të mbyllin deklarimin në tatime. Janë rreth 1.2 milionë dollarë pa udhëtimet, akomodimet. Janë paguar nga firma offshore. Njëra nga një grek qipriot. Ka bërë pagesat. Janë të deklaruara. Është marrë në pyetje dhe ka deklaruar.'
Lajmi kryesor: