Pas kualifikimit historik në turin e katër në Evropë ekipin e Kukësit e ka përgëzuar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, i cili përmes jë postimi në ‘Facebook’ i ka uruar për rezultatin e arritur në Ukrainë. “Jam shumë i lumtur sonte për këtë rezultat të rrallë të Kukësit.
Një kualifikim që vlen si një fitore jo vetëm për skuadrën e Kukësit por edhe për të gjithë futbollin shqiptar. I uroj nga zemra suksese të mëtejshme për një përfaqësim dhe promovim sa me dinjitoz te futbollit shqiptar në Europë. Një urim të vecantë Presidentit Gjici për këtë rezultat” deklaron Duka.
Ndërkohë që Federata për këtë sukses të merituar të nën kampionëve të vendit në Evropa ka akorduar një shumë prej 100 mijë euro.
/Shqiptarja.com