Heronjtë e fitores me Norvegjinë në Oslo janë rikthyer në Tiranë në orët e para të ditës së djeshme në aeroportin ‘Nënë Tereza’ ku u është rezervuar një pritje e ngrohtë. Pas mbërritjes, para mediave kanë folur protagonistët kryesor duke treguar edhe një herë emocionet që përjetuan në Oslo dhe sigurisht ambicjet për të ardhmen. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka është shfaqur i matur para mediave kur flitet për kualifikimin për në kampionatin botëror në Brazil 2014.
“Ne jemi një ekip modest, por që në Norvegji treguam që nëse e vlerësojmë makimalisht një ndeshje mund ta fitojmë, pavarësisht kundërshtarit. Ekipi luajti ndryshe nga herët e tjera, nuk priti për një barazim 0-0, por kërkoi ta fitojë ndeshjen. Për sa i përket golit dua të themë që Salihi e interpretoi shkëlqyeshëm goditjen e dënimit. Fitorja na kënaq të gjithëve, por botërori është akoma larg. Për të arritur objektivat duhet që të shmangim gabimet që bëmë në Norvegji, pasi gabuam shumë, por fatmirësisht Norvegjia nuk i shfrytëzoi. Megjithatë ne shpresojmë dhe shpresa vdes e fundit” përfundon Duka.
Më pas radhën e ka pasur strategu italian Gianni De Biasi, i cili ka ‘harruar’ triumfin në Oslo dhe ka filluar që të mendojë për ndeshjen e kthimit më 7 qershor në Tiranë, pasi do t’i mungojnë tre futbollistë kryesorë si Cana, Roshi dhe Lila. “Më shqetëson shumë fakti që në ndeshjen e kthimit nuk do të kem në dispozicion tre elementë kryesorë që janë boshti i ekipit. Përsa i përket fitores jam i kënaqur, pasi ekipi është pirëmirësuar shumë nga ndeshjet e fundit.
Nuk e prisnim këtë fitore pasi ishte një ndeshje e vështirë, por shkuam të bindur për një rezultat pozitiv. Tre pikët në shërbejnë shumë për moralin dhe për të mbajtur gjallë shpresat për t’u kualifkuar në Brazil. Rruga është e gjatë, por tashmë fatin për kualifikimin e kemi vetë në dorë” thotë De Biasi. Ndërsa në ‘Facebook’ De Biasi shkruan ‘Nëse qëndrojmë me këmbë në tokë, mund të shkojmë larg’. Pas mbërritjes në Tiranë, ekipi është zhvendosur menjëherë në Durrës.
Dylber Balla
/Shqiptarja.com