Duka i mbyll derën Olainkës: Jam
kundër të huajve në Kombëtare 

Duka i mbyll derën Olainkës: Jam<br />kundër të huajve në Kombëtare 
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka u ka dhënë fund diskutimeve për t’i dhënë nënshtetësinë shqiptare sulmuesit nigerian të ekipit të Skënderbeut, Peter Olainka.

I kontaktuar nga gazeta ‘Shqiptarja.com’ për deklaratave të Fatbardh Jerës, Duka u shpreh se është kundër një ideje të tillë, pavarësisht faktit se lojtari për të cilin bëhet fjalë është mjaft i talentuar. “Unë jam kundra lojtarëve të huaj në një ekip kombëtar.

Lojtari në fjalë është një talent i madh, por ky është koncepti im, s’ka lidhje me individin”tha ai. Sipas mendimit tim, vazhdon më tej kreu i FSHF, “Cdo ekip kombëtar duhet që të shprehi kulturën, mënyrën e të emocionurit, si jeton me humbjen, apo si feston kur fiton kombi i tij, pra edhe njëherë jam kundër të huajve në ekipin kombëtar”u shpreh ai.

Lojtari
Sulmuesi i ekipit të Skënderbeut është bërë ‘mollë sherri’ edicionet e fundit, pasi futi në kaos tre ekip dhe FSHF. Nigeriani i afruar në kampionatin shqiptar nga ekipi i Bylisit, por pas rënies, u futën në garë për ta blerë Kukësi me Skënderbeun.

Gjici firmosi me lojtarin duke menduar se gjithcka ishte mbyllur, por sulmuesi firmosi edhe me Skënderbeun, ndërkohë që ishte në kontratë me Bylisin dhe me ekipin e tij në atdhe në Nigeri nuk i kishte zgjidhur përfundimisht cështjet.

Nigeriani 19 vjeçar në fund të muajit janar u pezullua për 4 muaj nga Komisioni i Apelit në Federatën Shqiptare e Futbollit, për shkelje të rregullores së statutit, për shkak se në fillim të merkatos së verës ai kishte nënshkruar dy kontrata, fillimisht me Kukësin më pas me Skënderbeun.

Me rikthimin në fushë fuqishëm në Europa League, kampionat dhe Kupë është risjellë ideja që mund të vishet kuqezi. Edhe vetë lojtari e ka pranuar me kënaqësi nëse një gjë e tillë do të ndodhte, pasi përpara ka Francë 2016 dhe kurrësesi nuk mund t’i thuhet ‘Jo’ një eventi të tillë, por Duka ia preu shpresat.

De Biasi
Trajneri i kombëtares De Biasi shprehet se në Francë do të shkojnë pa presion dhe përgjegjësi, pasi objektivin e ka arritur me kualifikimin historik. “Mendoj se arritjen më të rëndësishme e realizuam gjatë edicionit të kaluar, kur fituam me Norvegjinë në Oslo.

Ata ishin në vendin e 29-të në FIFA, ndërsa ne të 78-ët. Fituam 1-0 jashtë fushe. Aty skuadra mori besim te aftësitë e saj, pasi më parë nuk kishte ndodhur të fitonte përballë një skuadre që ndodhej kaq lart në renditje dhe mbi të gjitha në transfertë.

Besoj se në Francë do të shkojmë pa peshën e përgjegjësive të mëdha, por të vetëdijshëm se asgjë nuk është e përfunduar. Duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të shpresojmë se gjatë këtyre tetë muajve që na ndajnë nga Euro 2016 do të kemi pak dëmtime dhe që futbollistët të luajnë me vazhdimësi në klubet e tyre”tha ai.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë

Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë