Presidenti i FSHF, Armando Duka pas kthimit nga Zvicra ku ndoqi nga afër ndeshjen miqësore përballë ekipit të Kamerunit është kthyer euforik, pasi në Gjenevë realizoi edhe një takim me kreun e UEFA-s, Michel Platini. Fillimisht Duka ka vlerësuar takimin që zhvilloi përfaqësuesja kuqezi përballë Kamerunit.
"Ekipi zhvilloi një ndeshje mjaftë të mirë duke e vendosur në vështirësi ekipin e Kamerunit disa herë, por nuk ishim me fat përpara portës. Megjithatë mendoj që po rrisim një brez futbollistësh të rinj, të cilët premtojnë shumë për të ardhmen. Trajneri DE Biazi ka bërë një punë të mirë gjatë kësaj periudhe që ndodhet në drejtimin e ekipit kombëtar. Kam besim që shumë shpejt në të ardhmen do të marrim edhe frytet e punës së mirë që po bëjmë" shprehet Duka. Ndërkohë që ka folur edhe për takimin me presidentin e UEFA-s,
Platini ku ka marrë edhe mbështetjen për një pjesë të financimit të stadiumit të ri. Sipas kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, UEFA së bashku me FIFA-n do të realizojnë mbledhjen e 10 milionë eurove për ndërtimin e stadiumit, ndërsa pjesa tjetër do të sigurohet nga investitorë privat. Ndërsa detajet për fillimin e projektit do të bëhen shumë shpejt publik sipas njëshit të federatës.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com