TIRANË, 11 Tetor/ATSH-Gjergji Mima/ -Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, deklaroi sot pas fitores së Shqipërisë 3-0 në Armeni se, ka qenë një ditë shumë e ngarkuar, por që ka përfunduar me momente të papara.
"Ky kualifikim ka qenë fryt i një pune të jashtëzakonshme. Dua ta ndaj me të gjithë ata që e kanë ndjekur kombëtaren para ekranit apo në stadiume", tha Duka.
Duke e ka cilësuar, kualifikimin e kombëtares në evropian si historik, por edhe më i bukur për arsyen sepse "është arritur jashtë fushe me një rezultat fantastik, duke treguar se jemi një kombëtare që nuk meritonim ato dy humbje në shtëpi. Treguam që jemi një skuadër me zemër".
Duka ka shigjetuar edhe ata që nuk besuan tek kjo Kombëtare dhe kualifikimi në Evropian. "Pak besuan tek ne, por le të festojnë edhe ato që nuk besonin se do t'ia dilnim.
Ndërsa duke folur për rinovimin e De Biassit, Duka tha se, "Kombëtarja në çdo ndeshje i është afruar kualifikimit. Në minutat e fundit me Daniamrkën, me Portugalinë, me Serbinë. Puna e tij dhe e lojtarëve u shpërblye".