Duka: Shanset për 'Rusinë' zero
Botërori me 48 ekipe, ëndërr!

Duka: Shanset për 'Rusinë' zero<br />Botërori me 48 ekipe, ëndërr!
Presidenti i FSHF, Armand Duka deklaron se pavarësisht vendimit të FIFA për Botërorin me 48 ekipe, për Shqipërinë mbetet ëndërr kualifikimi.
 
"Për të qenë realistë, në gjuhën sportive për Shqipërinë është gjithmonë e vështirë pjesëmarrja në finalet e botërorit, sepse numri i skuadrave pjesëmarrëse në botëror, pavarësisht se do të rritet, kuota që do të marrë europa mund të jetë 5-6 skuadra më shumë.
 
Kjo do të thotë që pak a shumë dy vendet e para, ose një pjesë e mirë e dy vendeve të para dhe 70-80 përqind e vendeve të dyta do të kualifikohen për në botëror.
 
Është një mundësi më shumë, por nuk është se zvogëlon shumë distancën e të qënit një ekip i kualifikuar. Gjithsesi mbetet një ëndërr, një objektiv i ekipit shqiptar që urojmë ta realizojmë një ditë.
 
Kemi marrë pjesë njëherë në europian, por kjo  nuk do të thotë që jemi një ekip pjesëmarrës i përhershëm.
 
Duhet ta tentojmë gjithmonë sepse pjesëmarrja në europian është më e mundshme dhe duhet të ëndërrojmë botërorin. Urojmë që një ditë ta shohim veten atje
" tha ai për Top Channel.
 
Përsa i përket eliminatoreve të Rusisë, Armand Duka pranoi se shanset janë shumë të vogla.
 
"Për eliminatoret që po luajmë shanset tona janë të pakta për të mos thënë zero për vetë pikët që kemi dhe për vetë kundërshtarët që kemi.
 
Dy kampionë bote në grup, nga të cilët vetëm një do të shkojë direkt në botëror. Mbetet thuajse e pamundur. Ne duhet të luajmë mundësitë tona në të ardhmen, 2022 pse jo dhe akoma më shumë në 2026
" deklaroi ai.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar