SHKODER - Policia e Shkodrës ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj kryeplakut të fshatit Nicaj në komunën Shosh në Dukagjin. Hetimi ndaj tij ka nisur pasi në fshatin e tij, policia ka asgjësuar gjatë ditës së djeshme 2100 rrënjë kanabis sativa.
Hetimi ka nisur ndaj kryeplakut Dedë Guraleci, 40 vjeç, pasi një ditë më parë në fshatin Nicaj, u policia u qëlluar me armë gjatë aksionit për asgjësimin e rrënjëve kanabis sativa. Gjatë ditës së djeshme forcat speciale RENEA dhe ato të FNSH-së së Shkodrës, zhvilluan një operacion antikanabis, ndërsa u qëlluan me armë.
Ende nuk është identifikuar banori i zonës që qëlloi me armë, ndërsa policia po vazhdon hetimet.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com