Dukagjin Lipa dhe një pjesë e familjes kanë mbërritur në Kosovë për organizimin e festivalit ‘Sunny Hill Festival’, i cili do të mbahet në datat 10-11-12 gusht. Ky festival do të sjellë emrat më të mëdhenj të muzikës botërore duke përfshirë Martin Garrix, Dua Lipa dhe Action Bronson.
Babai i këngëtares së njohur, Dua Lipa, ka vizituar Tiranën dhe ka takuar kryebashkiakun, Erion Veliaj, të cilin e konsideron si mikun e tij. Në foton e postuar me kryebashkiakun, një komentuese ka shprehur mendimin e saj duke shkruar:
“Mirë që jemi ne nga Kosova që bëjmë krenarë me të qenit shqiptar, Rita, Dua, Xhaka, Shaqiri, Behrami, Januzaj dhe Era Istrefi. Sepse ju andej mbetët duke u marr me hashash’.
Mesa duket ky koment nuk i ka pëlqyer Dukagjin Lipës dhe i është kundërpërgjigjur: “Të lutem mos bë dallime të tilla të kota. 1 gjak një flamur.Komenti i Dukagjin Lipës në foton me kryebashkiakun Erion Veliaj