DUKAGJIN - Kanë nisur të debatojnë normalisht mes njëri-tjetrit dy kushërinjtë Mali nga Toplana e Dukagjinit por debati ka degjeneruar në përdorimin e armës dhe si pasojë njëri ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Sokol Ndue Mali 40 vjeç është qëlluar nga djali i xhaxhait të tij Marash Mali me breshëri kallashnikovi, pas debateve me njëri tjetrin. Për pasojë 40-vjeçari ndodhet në gjendje kritike ndërsa në prangat e policisë ka rënë djali i xhaxhait Marash Mali.

Pas shoqërimit në komisariatin e policisë Marash Mali nuk ka pranuar krimin por provat e gjetura, arma e krimit, shenjat e gishtërinjve mbi armën kallashnikov si dhe dëshmitarët në vendngjarje kanë bërë që Mali të pranojë autorësinë në plagosjen e djalit të xhaxhait të tij.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)