Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ndodhur sot në Dukagjin të Shkodrës, aty ku vëllai ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të vëllait të tij dhe kunatës duke i lënë të plagosur.
 
Sipas policisë së qytetit verior, bëhet e ditur se, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40 në fshatin Ndërlysë, lagjia "Mushaj" në Njësinë Administrative Shalë ku të plagosur kanë mbetur Drande Ballza. 41-vjeçe dhe Kond Ballza 48-vjeç, të cilët janë transportuar për në Spitalin Rajonal Shkodër për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore me helikopter për shkak të terrenit të thyer malor. Spitali i Shkodrës më pas ka vendusur që të plagosurit të dërgohen në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin trajtimin e duhur shëndetësor.   

Policia në një deklaratë të shpërndarë për mediat, thotë se, autori i kësaj ngjarje është Lekë Ballza 50-vjeç ( vëllai i D.B.) i cili sipas informacioneve nga banorë të fshatit të cilët e njohin, njihet si person me probleme mendore por nuk të dhëna akoma të pa konfirmuara zyrtarisht. 

Nga të dhënat paraprake nga vendngjarja bëhet e ditur se shkak për ngjarjen është bërë  një konflikt për motive të dobëta brenda familjes.

8 orë pas plagosjes së vëllait dhe kunatës, autori i këtij krimi është dorëzuar në policinë e Shkodrës. Autori ishte fshehur në një banesë ta braktisur, 2 km nga vend ii ngjarjes

Informacion paraprak i policisë
Njoftohemi se sot më datë 17.08.2016 rreth orës 11:40 në fshatin Ndërlysë, lagjia "Mushaj" , Njësia Administrative Shalë, Shkodër ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.
Menjëherë për në vendngjarje janë nisur forcat policore dhe grupi hetimor të cilët kanë konstatuar se të plagosur kanë mbetur shtetasja D.B. 41 vjeçe dhe shtetasi K.B. 48 vjeç, të cilët po transportohen për në Spitalin Rajonal Shkodër për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore me helikopter për shkak të terrenit të thyer malor. 
Dyshohet se autori i kësaj ngjarje është shtetasi Lekë Ballza 50 vjeç ( vëllai i D.B.) i cili sipas informacioneve nga banorë të fshatit të cilët e njohin, ky shtetas njihet si person me probleme mendore por të dhëna akoma të pa konfirmuara zyrtarisht. 
Nga të dhënat paraprake nga vendngjarja bëhet fjalë për një konflikt për motive të dobta brenda familjes.
Po punohet për lokalizimin dhe kapjen e autorit. 
Vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Helikopteri sjell te plagosurit e Dukagjinit ne spitali i Traumes