VIDEO/ Dukë ngrënë bukë me ullinj mbi pyjet e shkrumbuara, njihuni me zjarrfikësin e Vlorës i cili prej 25 ditësh ka luftuar me zjarret në çdo cep të qytetit

Pas fikjes së zjarreve në qarkun e Vlorës, e gjithë zona është e shkrumbuar. Në këto pamje shihet se pasojat janë të mëdha, e po ashtu edhe tek zjarrfikësit, të cilëve lodhja u lexohet në sy.

Ky është Virjon Lutaj, Komandant i zjarfikësve në Vlorë, i cili për 25 ditë me radhë nuk ka reshtur së punuari për fikjen e zjarreve në zonën e Sotiranit, në Dukat Fshat, Karaburun, Pishporo, Sevaster, Nartë e Zvernec.

Në video ai shihet duke konsumuar një vakt me bukë dhe ullinj në ecje, ndryshe nga ditët e tjera kur u është dashur të qëndrojnë edhe me orë të tëra pa ngrënë, për shkak të situatës kritike nga zjarret.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Free: 12/08/2021 05:56

    Epo kahu e mban trupin ne forme. Ja shih kta babloket qe kane guzhinier personal…ktej hane e ketej me zor e tresin. Bile detyrohen te bejne korrupsion te madh per pak adrenaline.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump