Manchester City ka hedhur një hap të gabuar që mund ti kushtojë shumë për titullin kampion. Skuadra e Pep Guardiolës, mbrëmjen e 1 janarit, barazoi pa gola në transfertën e Sunderland. Xhaka e udhëhoqi ekipin për të marrë 1 pikë ndaj vendit të dytë, që pas javës së 19 e sheh veten 4 pikë më pak se Arsenali kryesues.
Në stadiumin e dritave Sunderland pati disa raste, njëjtë si Manchester City i cili një rast goditi shtyllën, ndërsa një gol u anulua për pozicion jashtë loje.
Hap fals për vitin e ri edhe për Liverpool-in, që e nis me ‘halle të vjetra’. Skuadra e Arne Slot barazoi 0-0 në shtëpi kundër Leeds. ‘The Reds’ tentuan të zhbllokonin ndeshjen, por edhe pse Ekitike në një moment u gjet me portën bosh, nuk mundën të realizonin. Në fundin e ndeshjes Leeds dërgoi topin në rrjetë, por VAR e anuloi golin për pozicion jashtë loje.
Krizë golash edhe te Brentford-Tottenham që u mbyll 0-0, ndërsa në të vetmen ndeshje ku pati gola, Crystale Palace-Fulham, 90 minutat përfunduan me shifrat 1-1.
Komente





