Duke pritur rradhën në spital, ja
sjellja shembullore e Mario Montit

Duke pritur rradhën në spital, ja<br />sjellja shembullore e Mario Montit
Ish-kryeministri Italian Mario Monti ka habitur qytetarët me thjeshtësinë e tij. Monti ishte parë në një nga spitalet e Milanos, duke pritur në rradhë së bashku me gruan e tij.
 
Është kjo foto e ish-kryeministrit i ulur në shkallët e spitalit, ndërsa shkruante mbi një dosje që e mbante në prehër e cila është bërë viral në internet. Në krah të majtë të tij është e vendosur çanta, ndërsa në të djathtën një shishe ujë.

mario monti
 
Fotoja e publikuar në Facebook nga Luca Gaspari, i cili ndodhej në të njëjtin spital me mamanë e tij, ka marrë komplimente të shumta, ku qytetarët admirojnë thjeshtësinë e ish-kryeministrit.
 
“Pa eskortë dhe i ulur në shkallë duke pritur. Dje më ndodhi një gjë e pazakontë. Isha në një spital në Milano me mamanë time dhe në një moment erdhi profesori Mario Monti me gruan e tij. Gjëja e papritur ishte që profesori erdhi pa eskortë dhe priti rradhën ashtu si të gjithë qytetarët e tjerë së bashku me gruan,” shkruan Luca Gaspari në Facebook.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator