Një sëmundje e rrallë ka prekur një nënë të katër fëmijëve e cila vuan gjëndjen si të ishte shatzënë nga stomaku i saj i cili bymehet.

Hayley Elb, 24 vjeç, vuan nga sëmundja Hirschsprung që shkakton rregullisht bymehjen e pjesës së saj abdominale deri në pikën ku ajo shfaqet si të ishte shtatzënë.
Znj. Elb përveçse vuan pjesën e pamjes së saj ajo mundohet t`i mbushë dhe mëndjen të tjerëve që nuk është shatzënë.

Ajo së shpejti do t`i nënshtrohet një operacioni për të hequr disa zorrë të dëmtuara. Kirurgët shpresojnë që me anë të këtij operacioni të ndalin ënjtjet alarmante.
fryrja e barku


Njerëzit zakonisht janë diagnostikuar me sëmundjen Hirschsprung kur ata janë fëmijë, por zonja Elb nuk ka filluar të përjetoj dhimbje dhe ënjtje deri sa ajo ishte 12 -vjeç.


Mjekët thonë se një pjesë e madhe e zorrëve së saj nuk kanë asnjë nerv, duke e bërë tejet të vështirë sistemin e metabolizmit të saj për të tretur ushqimin.

Barku i saj shtohet gjatë rrjedhës së një muaj deri në pikën ku ajo është aq e fryrë sa që kur lëviz ajo ka jashtëzakonisht dhimbje.

Ajo ka vizituar spitalit 69 herë që nga viti 2009 për procedurat emergjente për të lehtësuar presionin mbi barkun e saj.

Hayley Elb kujton: “Në dhjetor të vitit të kaluar dhimbja u bë e padurueshme. Barku im ishte më i madh seç kishte qenë ndonjëherë", tha ajo. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)