Dule: Aksionet në Himarë selektive
 Idrizi: S'flas për Shaban Qosen

Dule: Aksionet në Himarë selektive<br /> Idrizi: S'flas për Shaban Qosen
TIRANE - Kreu i PBDNJ Vangjel Dule kritikoi sot aksionet e Inspektoriatit Urbanistik në zonën e Bregut, duke u shprehur se Himara është bërë objekt aksionesh selektive.

Dule shprehu shqetësimin se po betonizohet brezi i rërës në bregdetin jonian, duke akuzuar për to, kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro.

“Zona bregdetare e Himarës po bëhet objekt aksionesh të policisë ndërtimore me pretekst prishjen e objekteve të paligjshme duke i dhënë zonave të caktuara turistike, karakteristika të tipit Kandahar. Duke filluar nga Llogaraja, në Palasë, dhe deri në Qeparo, po betonizohet brezi i rërës intensivisht me mbështetjen e autoritetit bashkiak të Himarës. Prishja e objekteve të deritanishme është bërë kryesisht selektive, me karakter hakmarrës dhe në dëm të banorëve autoktonë”, deklaroi kreu i PBDNJ-së.

IDRIZI: S’kam kohë për Shaban Qosen

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi i pyetur për konferencën e Dules dhe akuzat për prishjet selektive në Himarë tha: “Nuk kam gjithmonë kohë t’i jap përgjigje Shaban Qoses”.

(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja