TIRANE-Kryetar i Partisë për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut Vangjel Dule deklaron se klima e zbatimit të të drejtave të minoritetve në Shqipëri nuk është aspak pozitive.
Duke ndalur tek ligji, Dule u shpreh se legjislacioni është i mirë por ai nuk gjen zbatim në terren.
PBDNJ bën apel për vënien në zbatim të ligjit, i cili sipas kësaj forcë politike nuk është i prekshëm.
Sipas Dules politika por edhe shoqëria civile nuk po bëjnë asnjë përpjekje.
“Prioritet për ne është që legjislacioni në fuqi të bëhet i zbatueshëm, i prekshëm në jetën e përditshme të minoriteteve kombëtare.
Roli i politikës dhe shoqërisë civile nuk është që të shkojë pas opinionit publik. Detyra e shoqërisë civile, e politikës, është që t’i paraprijë opinionit, ta sqarojë opinionin.
Minoritetet kanë edhe probleme praktike. Të garantojmë të drejtën e arsimimit në gjuhën amtare.
Shkollat e minoriteteve dy muaj pas fillimit të vitit shkollor janë ende pa shumicën e testeve, që përbën një detyrim elementar të shtetit.
Nxënësit e minoritetit grek kanë në duart e tyre vetëm 13 nga 63 libra tituj, që mësohen në të gjitha nivelet e sistemit arsimor.
Deri kur do të zgjasë ky dallim. Vështirësitë ekonomike dhe financiare janë vetëm për nxënësit e prioriteteve? Tabelat e shkruara në gjuhën e minoritetit mbeten të lyera me bojë të zezë, një realitet ky që nuk nderon askënd.”- deklaroi Dule.
Sipas kreut të PBDNJ-së, një tjetër sfidë e madhe është edhe ndarja e re administrative e vendit, për të cilën ai kërkoi dialog me minoritetet, për të respektuar realitetet demografike ku ata jetojnë.
“A ka patur një konsultim me pjesëtarët e minoriteteve për këtë ndarje, asnjë. Sa më shpejt të nisë një dialog me përfaqësuesit e minoriteteve, duke lënë mënjanë hipokrizinë.”- deklaroi Dule.
Redaksia Online
(azh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com