“Raporti konsiston se KQZ është dhunuar. S’mund të pretendohet e shpresohet për një proces të ndershëm. Komisioni s’mund të arrijë të përmbushë misionin kushtetues. Opozita, do jetë e pranishme në të gjitha nivelet e administrimit”, tha Dule.
Ndër të tjera, ai u shpreh se opozita nuk mund të pranojë që KQZ të dhunojë procesin e zgjedhjeve. Kreu i PBDNJ theksoi gjithashtu se qeveria me veprimet e saj ka zhgënjyer qytetarët. “Kjo qeveri ka zhgënjyer qytetarët për integrimin evropian.
Kjo qeveri nuk mund të marrë më mbështetjen e qytetarëve shqiptar. Qeveria po rëndon çdo ditë situatën politike, ekonomike shoqërore”, u shpreh aleati i koalicionit të majtë.
Ndërkohë që në raportin e parë të ODIHR evidentohej fakti se zgjedhjet po shkojnë drejt Kolegjit si dhe lëshoi kritika mbi qeverinë se po mundohet të përdorë shiritat për fushatën elektorale.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 09.06.2013
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)