Deputeti Vangjel Dule i tha mazhorancës se pr.ligji për ‘Territorialen’ është kundër interesave të qytetarëve. Ai u shpreh se e kanë humbur çdo betejë me të vërtetën.

“Vini me një variant të ri për t’u kufizuar qytetarëve shërbimet dhe për ta kthyer vendin në feud. Për ju nuk ka parlament, opozitë, komunitet dhe qytetarë. I humbët të gjitha betejat me të vërtetën, me parimin. Komisioni i posaçëm, ndërpritet aktiviteti i tij në mes në mënyrë arbitrare sepse nuk kishin asnjë argument. Sa kryetarë bashkish keni sot kundër variantit që sillni në parlament me ngut? Sa këshilla bashkiakë keni kundër jush? Ju që jeni të zgjedhruit e atyre komuniteteve, si i përfaqësoni kur janë kundër jush?”, tha Dule.

Më tej, u ndal te arrestimi i ish-kreut të SHISH, Vlora Hysenit dhe cenimin e sigurisë kombëtare, por që për qeverinë nuk ka asnjë ndryshim.

“Jemi në momentet që kriza ka përfshirë edhe kupolën e sigurisë kombëtare të vendit duke cenuar aspekte të paprekshme në një shtet, duke vënë në rrezik edhe interesa aleatësh dhe aleancash ndërkombëtare ku ne jemi pjesë. Përshtypje nuk ju bëjnë, as zverdheni, as skuqeni nga ana njerëzore, por edhe metaforike, institucionale. Fundi juaj është i sigurt: siç e meritoni, me turp, jo vetëm me dështim, si një realitet i trishtuar, i dhimbshëm”, tha Dule.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Arresti i ish-kreut të SHISH, Berisha: Hyseni u rekrutua nga bandat, ju bëheni avokatë! ‘Territorialja’, Balla: Fokusi te shërbimet! Zhupa: Masakër